E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vdes vajza e vetme e Stalinit


Vajza e vetme e diktatorit sovietik Josef Stalin ka vdekur nga kanceri në një shtëpi përkujdesjeje në Shtetet e Bashkuara, në moshën 85-vjecare.

Svetlana Alliluyeva, e njohur ndryshe si Lana Peters, ndërroi jetë në shtetin Uiskonsin më 22 nëntor, kanë konfirmuar autoritetet amerikane për BBC.

Largimi i saj nga Bashkimi Sovietik në vitin 1967 ishte një propagandë e papritur për Shtetet e Bashkuara.

Ajo ka shkruar katër libra, dy prej të cilëve kanë dalë best sellers dhe flasin për kujtimet e saj. Megjithatë, Lana thoshte disa herë se nuk mund t’i shpëtonte hijes së të atit.

Kur ajo mbërriti në Amerikë tha se kishte vajtur atje për të pasur lirinë e shprehjes, që i ishte mohuar për një kohë të gjatë në Rusi.

Ajo tha gjithashtu se largimi nga atdheu ishte motivuar pjesërisht nga trajtimi i vrafër i regjimit sovietik ndaj bashkëshortit të saj, Brijesh Singh.

Peters shkoi në Indi në vitin 1966 për të shpërndarë sipas traditës hirin e Singh, por në vend që të kthehej në BS, u drejtua tek ambasada amerikane për të kërkuar azil politik.

Ajo dogji pasaportën e saj, duke denoncuar regjimin komunist dhe të atin, të cilin e quajti “një përbindësh moral dhe shpirtëror”.

Peters u martua katër herë, tre herë në Rusi, ku la dhe dy fëmijë, dhe më pas në Shtetet e Bashkuara me arkitektin William Wesley Peters.

Libri i saj me titull “Njëzet Letra për një Mik” u publikua në vitin 1967 dhe nga shitjet e tij zonja Peters fitoi 2.5 milionë dollarë.

Facebook
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));


Lajmet kryesore

Pavarësia i bën bashkë krerët e shtetit
Topi: Arsyeja dhe përgjegjësia, mbi cdo interes politik
Harresa e baballarëve të kombit
Gjirokastër, tjetër konfiskim droge
Egjipti hyn në ditën e dytë të votimeve
“Shqip”: Tjetërsimi i pavarësisë

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›