E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA Banka Qendrore rishikon rregulloret e pronesise se shtepive

Drejtori iBankes Qendrore amerikane thote se rregullatoret e bankave po studjojne intensivisht parregullsite e raportuara gjate procesit te marrjes ne pronesi nga banka te shtepive pasi pronaret nuk jane ne gjendje te paguajne kredine.

Ne nje fjalim qe mbajti sot Ben Bernanke tha se Institucioni qe ai drejton e merr seriozisht shkeljen e procedurave dhe ligjeve dhe se pret daljen e rezultateve paraprake te nje hetimi muajin e ardhshem.

Zoti Bernanke i ben keto komente pas thenieve se bankat dhe kompanite huadhenese perdoren dokumente te papershtatshme madje edhe te fallsifikuara per te rimarre pronesine e shtepise nga klientet qe kishin mbetur prapa me pagesat. Disa nga zyrat kryesore ligjore te vendit jane duke hetuar lidhur me kete problem. Nje tjeter raport thote se shitja e shtepive jo te reja u rrit me 10 per qind ne muajin shtator krahasuar me gushtin.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›