Kercenimet e al-Kaides ne Evrope nenvizojne strategjine e saj te re

Kercenimet terroriste te koheve te fundit te al-Kaides ne Evrope kane rritur interesin ne perpjekjet e ketij grupi ne luften urbane sic ndodhi me Lashkar-e-Taiben ne sulmet terroriste te Mumbait ne vitin 2008. Ekspertet thone se kercenimet tregojne elasticitetin e al-Kaides. Ne te njejten kohe ata thone se parandalimi i sulmeve te ardhshme do te kerkoje edhe pershtatjen e Perendimit.
Nje sere kercenimesh me bomba dhe komplotesh ne Evrope jane aq serioze sa te sjellin nder mend sulmet e Londres me shume se pese vjet me pare.
Raporte te zbulimit saudit thone se al-Kaida po planifikonte lufte urbane sulme te ngjashme me ati Lashkar-e-Taibes ne Mumbai ne nentor 2008.
Masat e sigurise u forcuan ne Britani France dhe Gjermani.
Sulmet u parandaluan pasi sulmet amerikane me avione ne rajonin fisnor te Pakistanit vrane militante me origjine gjermane qe akuzoheshin se kishin organizuar sulmet.
Ekspertet thone se kjo thekson tre pika qendrore.
Se pari se sulmet me avione ndaj bazave te al-Kaides ne Pakistan mund te jene shume efektive per parandalimin e sulmeve te tilla ne Evrope dhe Shtetet e Bashkuara.
Se dyti qe kercenimi terrorist sot nuk eshte nje sulm i vetem i koordinuar. Dhe se al-Kaida po e pershtat vazhdimisht strategjine me rrethanat e reja.
Kjo tregon se al-Kaida po gjen udheheqes dhe rekrute te rinj nga Perendimi qe nuk kane nevoje per viza per te shkuar ne Evrope thote analisti Daveed Gartenstein-Ross tek Fondacioni per Mbrojtjen e Demokracive.
Udheheqes te rinj si Ilyas Kashmiri dhe Younis al-Mauretani mblodhen rekrutet perfshire qytetare britanike franceze dhe gjermane dhe ndoshta nje oficer te forces ajrore turke per te shkaktuar sulme si ato te Mumbait.
Komuniteti i zbulimit ka qene i shqetesuar per nje fare kohe se ky lloj zhvillimi mund te ndodhe thote analisti Glenn Carle qe ka punuar me rreziqet trans-kombetare ne Keshillin Kombetar te zbulimit gjate administrates se Presidentit Bush.
Ne i kemi dobesuar. Ata jane gjithashtu te mprehte dhe te zgjuar duke iu pergjigjur rrethanave cka do te thote qe nga nevoja dhe forma ata do ta transformojne strukturen e tyre.
Ekspertet thone se implikimet afatgjata per kete evolucion jane arsye per gadishmeri. Udheheqesit e al-Kaides po e kuptojne se ata shume kollaj mund te shkaktojne panik tek bota perendimore me menyrat e vjetra dhe njekohesisht ta bejne kete ne nje nivel global.
Po te analizosh mundesine e sulmeve si ai i Mumbait ne Evrope ato do te kene nje ndikim te madh nese jane te suksesshme. Dhe sic e mesuan me Mumbain ato nuk jane edhe aq te veshtira per tu realizuar dhe kundershtari i tyre nuk eshte edhe aq i pergatitur qe mbrohet prej tyre.
Mbrojtja kete rralle duhet te ishte sulm. Sulmet pa pilot ne rajonin fisnor te Pakistanit u intensifikuan me shpresen e shkaterrimit te komplotit qe thuhet se u be i ditur nga nje gjerman me origjine afgane i ndaluar.
Ekspertet thone se sipas informacioneve te zbulimit komplotet evropiane tregojne se ka disa organizata xhihadiste qe po perpiqen te sulmojne perendimin dhe al-Kaida eshte nje nga shume kercenimet.
Por grupe te ndryshme xhihadiste qe i pergjigjen Xhihadit te al-Kaides kunder perendimit nuk jane rastesi paralajmeron analisti Thomas Joscelyn tek Fondacioni per Mbrojtjen e Demokracive. Kjo thote ai eshte nje strategji e vjeter e al-Kaides.
Bin Laden pa potencialin e gjithe atyre grupeve rajonale xhihadiste terroriste dhe sesi mund ti perfshinte ne fushaten e tij.
Ekspertet thone se al-Kaida e ka ndryshuar me shpejtesi strategjine duke perdorur grupe te ndryshme xhihadiste per te bere komplot me luften urbane. eshtja eshte nese perendimi mund te reagoje po me aq shpejtesi.