E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA Ceremonia e cmimeve Grammy ne Los Anxhelos

Kengetarja bitanike e zhanrit RampB Adele fitoi cmimin Grammy mbreme ne Los Anxhelos ne te gjashte kategorite qe ishte emeruar. Albumi i saj 21 fitoi si albumi i vitit dhe albumi me i mite pop. Kenga e saj Rolling in the Deep si incizimi i vitit kenga e vitit dhe vidioja e shkurter muzikore me e mire. Adele fitoi gjithashtu si kengetarja me mire solo me kengen Someone Like You.

Ceremonia e cmimeve Grammy filloi me nje note zije nga drejtuesi i programit

LL Cool J qe i ftoi te pranishmit te luteshin per Uitni Hjustonin kengetaren e famshem qe u gjet e vdekur te shtunen ne dhomen e saj te hotelit ne Los Anxhelos ku kishte ardhur per te marre pjese ne ceremonine e mbremshme. Kengetarja 48-vjecare dhe njekohesisht aktore ishte fituese gjashte here e cmimit Grammy. Policia tha se po heton shkakun e vdekjes se saj por beri te ditur se nuk ka te dhena per ndonje akt kriminal.

Kengetarja Xhenifer Hadson kengoi hitin I Will Always Love You per te nderuar kujtimin e Hjustonit.

Kengetaret e Repit Xhej-Z dhe  Keni Uest moren cmimin Grammy per interpretimin e tyre Otis.

Kompleksi i folkut Bon Iver fitoi cmimin Grammy si grupi me i mire i ri.

Ledi Antebellum me Own the Night fitoi si albumi me i mire kantri.

Foo Fighters me Walk fitoi cmimin Grammy si interpretimi me i mire i rrokut.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›