Indi, shpërthen makina e ambasadës izraelite
Një makinë e ambasadës izraelite ka shpërthyer në kryeqytetin e Indisë, Nju Delhi, duke plagosur dy persona, bën të ditur agjencia e lajmeve AFP.
Shkaku i shpërthimit nuk dihet ndërsa automjeti ishte e parkuar poshtë rrugës ku gjendet ambasada izraelite në Delhi e cila është dëmtuar nga shpërthimi.
“Ka shpërthyer një makinë e diplomatëve izraelitë, por nuk e dimë se si ka ndodhur kjo. Jemi në kontakt me autoritetet lokale”, ka thënë zëdhënësi i ambasadës izraelite Dejvid Goldfarb.