Vetevendosje tur te ri tubimesh ne Kosove
Prishtine 24 nentor NOA - Ne kuader te shtrirjes se rrjetit te Levizjes Vetevendosje Keshillat per Zhvillimin e Qendrave ne komunat e Mitrovices Prishtines Prizrenit Ferizajt Therandes Gjakoves Vushtrrise Shtimes e Pejes mbajten dje disa tubime publike me qytetare. Keshtu Keshilli i Mitrovices mbajti tubim me qytetare ne fshatin Vllahi ku para qytetareve te pranishem folen Nazmi Mikullovci Faruk Mujka dhe Florije Drevinja.
Qytetaret paten rastin te njihen me gjeresisht me programin njeqind pikesh te Vetevendosje duke u thelluar me shume ne dy shtyllat kryesore te ketij programi qe jane shtetndertimi dhe zhvillimi ekonomik.
Prezantimi u pasua nga nje debat i hapur ku qytetaret dhane komente te ndryshme lidhur me gjendjen aktuale te ekonomise dhe mireqenies sociale ne Kosove. Nder te tjera u diskutua me gjeresisht edhe per pjesen veriore te Kosoves si dhe per gjigantin e paralizuar Trepcen.
Ndersa ne Prishtine tubimi u zhvillua me qytetaret e fshatrave Llukar Makoc dhe Grashtice ku para qytetareve te pranishem aktivisti Xhelal Svecla prezantoi programin politik te Levizjes.
Prezantimi u pasua nga nje bashkebisedim mes aktivisteve dhe qytetareve gjate se cilit qytetaret filluan te parashtrojne pyetje dhe te japin komentet e tyre rreth programit politik te Levizjes Vetevendosje.
Ne Prizren tubimet vazhduan me banoret e fshatit Landovice te cilin e hapi Afrim Kasolli i cili shpjegoi para te pranishmeve pikepamjet politike te Levizjes duke u perqendruar ne procesin e privatizimit te eger neoliberal i cili po e shkaterron ekonomine e vendit permes shitjes se ndermarrjeve publike.
Pas tij mori fjalen Haqif Ilazi i cili foli per historikun e zhvillimit te Levizjes duke potencuar rendesine e mobilizimit qytetare si e vetmja menyre per ndaljen e padrejtesive politike ne vend sepse qytetaria aktive eshte parakusht i domosdoshem per funksionimin e demokracise se mirefillte te nje shteti.
Ne Ferizaj Levizja mbajti tubime publike me qytetare ne fshatrat Mirash dhe Talinoc te kesaj komune. Para qytetareve folen aktivistet e Levizjes Vetevendosje Visar Ymeri Rizah Xhakli dhe Enver Bajrami.
Rizah Xhakli shprehu pakenaqesine ndaj gjendjes aktuale ekonomike e politike ne vend si dhe foli per domosdoshmerine per organizim te perbashket me qytetaret per te arritur qellimet kolektive per nje shtet te favorshem per secilin e jo vetem per disa.
Ndersa Enver Bajrami nder te tjera tha se Para tre javeve kur u be shpalosja e programit politik te Levizjeje gjeta shtetndertimin dhe zhvillimin ekonomik si dhe prioritetet qe do ti jepen prodhimit vendor por edhe qellimin kryesor Bashkimin Kombetar.
Takimet e parafundit ishin neTherande me tubime me banoret e fshatrave Bllace dhe Mushtisht. Ne keto tubime ishte i pranishem edhe lideri i Levizjes Vetevendosje Albin Kurti i cili para banoreve te ketyre fshatrave shprehi kritika ne drejtim te qeverisjes se deritanishme.
Ai nder te tjera tha qe me moton Bashke eshte e mundshme me nje organizim dhe perkushtim me te madh mund te bejme ndryshime per nje jete normale e te denje per gjithe.
Me shume argumente e shembuj konkret ai ngjalli shpresen e qytetareve te pranishem perngritjen e ekonomise rritjen e punesimit permes rritjes se prodhimit permiresimin e sherbimeve administrative shendetesore ngritje te cilesise ne arsim dhe funksionim te mbare te gjyqesise.
Ka ardhur koha kur duhet ta ndalim bartjen jashte te potencialit financiar te qytetareve te Kosoves qe eshte miliarda euro dhe ne kete menyre po stimulojme ekonomine e edhe te Serbise. E ne anen tjeter pa asnje arsye per cdo dite e me shume po veshtiresohet jeta e qytetareve te Kosoves u shpreh Albin Kurti.
n.e/NOA