SHBA Ekstradohet rusi Viktor Bout i dyshuar per tregeti te paligjshme armesh

SHBA kishin kohe qe kerkonin ekstradimin e Viktor Bout nje i dyshuar per trafik nderkombetar armesh i cili u kap me shume se dy vjet me pare ne Tailande.
Bout nje pilot i forces ajrore te ish Bashkimit Sovjetik eshte akuzuar per shitjen e armeve te cilat jane perdorur ne konfliktet ne Afrike Lindjen e Mesme dhe Ameriken e Jugut.
Ai do te perballet ne SHBA me akuzat e komplotimit per shitje te armeve tek organizatat terroriste arme te cilat jane perdorur per te vrare qytetare amerikane.
Moska ka kundershtuar vazhdimisht ekstradimin e Bout ne SHBA dhe ka bere thirrje qe ai te lirohet e te kthehet ne Rusi.
Zedhenesi i Departamentit te Shtetit P.J. Crowley iu tha gazetareve dje se ai nuk beson qe ky zhvillim do te kete ndikim ne marredheneit mes SHBA dhe Rusise. Ai i karakterizoi marredheniet mes SHBA dhe Rusise si te gjera e te thella dhe te udhehequra nga interesa te perbashketa kombetare.
Ne e kuptojme se ne nje numr ceshtjesh nuk do te jemi dakort perhere. Ne kemi tensione qe shfaqen here pas heres dhe po punojme qe ti menaxhojme ato. Nuk pres qe ky zhvillim te ndikoje ne marredhenien tone. - tha ai
Ligjvenesit amerikane iu drejtuan Tailandes ne muajin gusht duke i thene se trajtimi i ceshtjes Bout nga ky vend nuk ishte i ndershem dhe transparent dhe paralajmeruan Tajlanden se lirimi i tij mund te demtonte marredheniet e ketj vendi me SHBA.
Duke folur me gazetaret gjate vizites se tij ne Kenia diten e djeshme ministri i jashtem rus Sergei Lavrov tha se ekstradimi eshte si rezultat e nje presion te paprecedente politik ndaj sistemit gjyqesor dhe qeverise se Tailandes.
Lavrov tha se ministria e jashteme ruse e konsideron te gjithe kete situate si nje padrejtesi mizore dhe tha se kjo ministri do te vazhdoje te mbroje Bout.
Crowely tha se zyrtaret e Departamentit te Shtetit jane te vetedijshem se si ndjehet qeveria ruse rreth ketij ekstradimi. Ai theksoi se vendimi i Tailandes per te ekstraduar Bout ishte i drejte.
shte ne perputhje te plote me detyrimet e traktatit dypalesh me Tailanden dhe ne perputhje te plote me ligjin nderkombetar. - shtoi ai
Gjithashtu dje nen presidenti i Dumes Ruse Vladimir Zhirinovski tha se CIA amerikane i beri Zotit Bout nje akuze te montuar.
Zhirinovski thote se situata do te komplikoje marredheniet mes SHBA dhe Rusise.
Bout i ka mohuar akuzat ndaj tij duke thene se ai eshte nje tregtar i ndershem qe drejton nje kompani te transportit ajror te mallrave.
Por OKB-ja gjithashtu e ka akuzuar Bout per aktivitet te dyshuar te trafikut te armeve dhe mbeshtetje te konflikteve te armatosura ne Afrike.
Policia tailandeze dhe agjentet amerikane te antidroges e arrestuan Bout ne Bankok ne mars te vitit 2008 si pjese e nje opracioni ku ishin te perfshire agjente amerikane qe hiqeshin sikur ishin pjestare te Forces se Armatosur Revolucionare te Kolumbise e quajtur FARC.
Bout dyshohet se ishte i perfshire ne nje marreveshje per te furnizuar me raketa kundra-ajrore ruse si dhe armatime te tjera.
Vitin e kaluar nje gjykate ne Tailande hodhi poshte kerkesen per ekstradimin e tij ne SHBA duke thene se FARC nuk eshte organizate terroriste.
Departamenti amerikan i Drejtesise pat thene se faktet e ketij rasti ligji i Tailandes dhe te gjitha kushtet e marreveshjes dypaleshe per ekstradimet mes SHBA dhe Tailandes e mbeshtesnin ekstradimin e Bout.