E Shtunë, 31 Tetor 2026

Autoritetet greke lehtesojne levizjen e shqiptareve ne kufi

Autoritetet greke njoftuan serish se do te lehtesojne levizjen e emigranteve shqiptare me lejeqendrimet e perkohshme ne kufijte e te dy vendeve.

Si edhe ne vitet e tjera autoritetet e Ministrise greke per Mbrojtjen e Qytetarit kane miratuar nje Qarkore e cila u lejon emigranteve shqiptare te levizin ne kufi pergjate gjithe viti te ardhshem me lejet e vjetra te qendrimit.

Emigrantet qe munden te levizin lirsht ne te dy vendet duhet te paraqesin ne kufi nje Pasaporte te vlefshme nderkombetare vertetimin tip A te ashtuqujturen Karte Blu e cila verteton se kane aplikuar per riperteritjen e lejes se qendrimit lejen e skaduar te qendrimit dhe numrin e kodit fiskal personal.

Kete vit Qarkorja e leshuar do te hyje ne fuqi me 1 janar te vitit 2011 dhe do ta kete vlefshmerine pergjate gjithe vitit te ardhshem. Vendimi i autoriteteve greke vjen ne nje kohe kur Bashkimi Europian i ka hapur driten jeshile levizjes se shtetasve shqiptare pa viza ne vendet e Marreveshjes Shengen ku perfshihet dhe Greqia.

Te dy proceset ai i levizjes me lejet e vjetra te qendrmit dhe i levizjes se pritshme pa viza pas 15 dhjetorit pritet te normalizojne kthimin ne atdhe te disa mijera emigranteve shqiptare nga Greqia per festat e fundvitit dhe rikthimin e tyre serish ne vendin fqinj.

Procesi sipas analisteve vendore mund te vere ne veshtiresi pikat e kalimit kufitar mes te dy vendeve. Keto pika ne rajonet e Korces Gjirokastres dhe Sarandes nuk e kane kapacitetin per te perballuar dyndjen ne kufi te disa dhjetera mije emigranteve ne harkun e pak diteve.

Drejtoria e Kufirit dhe Migracionit ne Gjirokaster tha pak dite me pare se do te ndermarre masa shtese ne kufi me pika te reja sherbimi dhe personel kufitar per te perballuar ritmin e larte te levizjes.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›