E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA: Gati për bisedime me Korenë Veriore për çarmatimin bërthamor

SHBA-ja u shpreh e gatshme të dialogojë drejtpërdrejt me Korenë e Veriut, me qëllim që të ulë Phenianin në tryezën e bisedimeve me gjashtëshen, për çarmatimin bërthamor."Ne jemi të gatshëm të nisim diskutimet dypalëshe me Korenë e Veriut'', deklaroi zëdhënësi i departamentit të Shtetit, Philip Crowley ."Është një diskutim dypalësh që do të zhvillohet në kontekstin e bisedimeve me gjashtëshen dhe ka si qëllim të bindë Korenë e Veriut t'i rikthehet procesit të negociatave me gjashtë vendet për të marrë masa kundër denuklearizimit'', theksoi Crowley.
SHBA-ja deklaroi të dielën e kaluar se denuklearizimi i Koresë së Veriut kishte nevojë për një zgjidhje shumëpalëshe dhe hodhi poshtë idenë e shtruar nga Pheniani, për diskutime dy palëshe amerikano-koreane duke zëvendësuar bisedimet me gjashtë vendet (Kore e Veriut, Kore e Jugut, Japoni, Kinë, SHBA, Rusi).
Sipas Crowley, ky zhvillimin nuk është një ndryshim politik. Ai sugjeroi një ndryshim taktike, duke përshkruar një masë me afat më të shkurtër për të sjellë Phenian në tavolinën e bisedimeve.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›