E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA Gjykata e Larte fillon shqyrtimin e ligjit te kujdesit shendetsor

Gjykata e Larte perfundoi diten e pare te degjimit te argumentave mbi kushtetueshmerine e sistemit shendetesor te propozuar nga presidenti Barack Obama nje ceshtje qe mund te ndikoje jeten e gati cdo amerikani.

Gjate sances se sotme prej gati 90 minutash me pyetjet e tyre intensive anetaret e Gjykates se Larte lane te kuptohet se argumenti kryesor i cili mund ta permbyste krejt ceshtjen nuk do ta pengoje proceduren. eshtja qendrore ne kete rast eshte nje dispozite ne ligj i cili kerkon qe te gjithe amerikanet te blejne siguracion shendetesor.

Mbeshtetesit e ligjit thone se dispozita eshte e nevojshme per te shperndare koston e kujdesit shendetesor mes te gjithe amerikaneve. Oponentet argumentojne se ligji dhunon Kushtetuten dhe shkel lirite individuale.

Per 3 dite me radhe anetaret e gjykates me te larte te vendit do te degjojne argumenta mbi kushtetueshmerine e ligjit te kujdesit shendetsor qe u miratua nga Kongresi para dy vjetesh. Ne vazhdim do tju njohim me ndikimet qe mund te kete vendimi i Gjykates se Larte nga kendveshtrimi i tre familjeve amerikane.

Ashtu si para 4 vjetesh Miles Fawcett eshte perhere prane te bijes ne se ajo ka nevoje per te.

Serena lindi me nje defekt te rende ne melci. I jati i dhuroi nje pjese te melcise te tij per ti shpetuar jeten te bijes. Te dy kane nevoje per trajtim te vazhdueshem.

Sipas ligjit te ri asnje kompani sigurimesh nuk mund tu mohoje te drejten e mbulimit. Me ligjin e meparshem mund tu mohohej mbulimi ne se dihej se vuanin nga dicka. Nena e Serenas Mira shqetesohet se cfare mund te ndodhe nese Gjykata e Larte e shpall kete ligj jokushtetues.

Per mua eshte e veshtire te mendoj per persona qe kane pasur nje pervoje te tille pa qene faji i tyre dhe papritmas gjerat te ndryshojne menjehere dhe kaq ndjeshem.

Steve Fleishman pronar i firmes Bethesda Bagels nuk u ofron kujdes shendetsor punonjesve te tij madje ai nuk do te shikonte ndonje ndryshim nga ligji nese mban ne pune me pak se 50 punonjes. Por nese ai e kalon kete numer zoti Fleishman eshte i detyruar tu ofroje kujdes shendetsor punonjesve perndryshe duhet te paguaje nje gjobe.

Ai thote se ne ekonomine e sotme nuk i mbetet shume fitim prandaj atij do ti duhet te ngreje cmimet dhe te shkurtoje numrin e punonjesve.

Duhet te qendroj ne kategorine e nje biznesi me 40 deri ne 49 punonjes pra diku duhet te bej shkurtime dhe te punoj pak me shume ne menyre qe te mos detyrohem te paguaj kujdes shendetsor per punonjesit.

Dianna Buckett vazhdon studimet ne fushen e kujdesit shendetsor ne Universitetin Johns Hopkins. Ligji i ri e lejon ate te mbulohet nga sigurimet shendetsore te prinderve te saj deri ne moshen 26 vjecare edhe pasi te kete perfunduar studimet.

Nuk eshte e lehte te gjesh pune pa pasur pervoje te meparshme. Ka vende pune si praktikante ku edhe nese te paguajne nuk te japin perfitime punesimi.

Avokati Tom Goldstein ka nje numer stilolapsash dhe secilin prej tyre do ta perdore per cdo rast qe do te argumentoje para Gjykates se Larte. Debati baze lidhur me kete ligj eshte nese Kongresi gezon autoritetin qe ti detyroje amerikanet te blejne kujdes shendetsor.

Behet fjale per arritjen me te rendesishme te presidentit Obama dhe ka te beje me nje ceshtje qe lidhet me kujdesin shendetsor dhe qe eshte nje nevoje absolutisht baze per qindra miliona njerez.

Duke pasur parasysh kete fakt gjykatesit kane planifikuar te degjojne 6 ore argumenta gjate 3 diteve te ardhshme. Kjo eshte koha me e gjate qe i jepet nje ceshtjeje ligjore per tu argumentuar para Gjykates se Larte qe prej viteve 1960-te. Dhe kjo per nje arsye te forte analistet thone se vendimi i anetareve te Gjykates se Larte do te citohet ne gjykatat amerikane gjate 250 vjeteve te ardhshem.


Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›