E Diel, 1 Nëntor 2026

Marredheniet amerikano-ruse ne kendveshtrimin e ambasadorit McFaul

Marredheniet amerikano-ruse ne kendveshtrimin e ambasadorit McFaul

TEASER Michael McFaul eshte ambasadori i ri i Shteteve te Bashkuara ne Rusi

INTRO Ambasadori i ri amerikan ne Rusi Michael McFaul ka qene prej kohesh mbeshtetes i idese se bashkepunimit mes Moskes dhe Uashingtonit. Por kur arriti ne Moske dy muaj me pare u ballafaqua menjehere me nje ndjenje te forte anti-amerikane. Kryeministri Vladimir Putin po zhvillonte fushate per president dhe perkrahesit e tij e akuzonin ambasadorin e ri si perkrahes te protestave kunder Putinit. Me 4 mars zoti Putin siguroi fitoren ne zgjedhje. Korrespondenti i Zerit te Amerikes James Brooke zhvilloi nje bisede me ambasadorin e ri amerikan lidhur me te ardhmen e marredhenieve amerikano-ruse

Ne ndertesen Spaso rezidence e ambasadoreve amerikane qe nga viti 1933 ambasadori i ri Michael McFaul thote se i duket se eshte kthyer ne Luften e Ftohte

Mbeta i habitur qe kishte kaq shume anti-amerikanizem pasi menduam se po ndertonim nje tjeter marredhenie. Ka plot njerez qe ndjehen nervoze sepse se paku nga pikepamja e retorikes mund te kthehemi shume shpejt ne nje epoke qe menduam se e kishim lene pas.

Para se te largohej nga Uashingtoni zoti McFaul u takua me nenpresidentin Joe Biden. Udhezimet qe i dha ai

Permbaju parimeve te tua McFaul. Nenpresidentit i pelqen te me therrase me mbiemer. Me tha tu permbahem parimeve. Shtetet e Bashkuara po ndjekin politiken e tyre te angazhimit si me qeverine ashtu edhe me shoqerine ne Rusi.

Nderkohe qe Uashingtoni nuk ka ndryshuar kursin si ka ndryshuar retorika ruse pas zgjedhjeve

Ne nuk na intereson te kthehemi ne nje situate te ngjashme me Luften e Ftohte me retorika te ashpra. Nuk mendojme se kjo do tu sherbente interesave amerikane. Per sa i perket qeverise ruse zyrtare te larte ruse kane sinjalizuar si ne bisedat me mua ashtu edhe me te tjere se kerkojne vazhdimesi. Ne javet dhe muajt qe vijne do te shohim nese eshte e mundur ti kthehemi punes ne sherbim te interesave te ndersjellta.

Javen e kaluar ne Moske presidenti rus Dmitri Medvedev sulmoi perseri planet amerikane per te ndertuar nje sistem te mbrojtjes nga raketat ne Evropen Lindore ne pergjigje te kercenimeve nga Irani.

shte e vertete qe sistemi i mbrojtjes nga raketat eshte teme ferkimesh. Duhet te bejme me shume pune qe ti ndihmojme zyrtaret ruse te kuptojne se cfare kapaciteti ka ky sistem. Duhet te theksoj se pika me acaruese eshte raketa SM3 Block 2B qe ende nuk ekziston. Kjo rakete eshte ende ne fazen e projektimit. Pra nuk besoj se kemi konflikte themelore mes interesave kombetare ruse e amerikane.

Tani Presidentit Obama duhet te ndertoje marredhenie me presidentin e ardhshem Vladimir Putin qe shpesh ka qene nje nder kritiket me te ashper te Uashingtonit. Presidenti Obama e pergezoi zotin Putin per fitoren pese dite pas zgjedhjes

Presidenti Obama e ka shprehur shume qarte politiken e tij ndaj Rusise. Ai ka punuar ne kete drejtim prej 3 vjetesh dhe nuk ka arsye per ta ndryshuar. Mirepresim bashkepunim me zotin Putin lidhur me te njejtat tema qe kane qene perparesi gjate ketyre 3 vjeteve.

Gjate fushates presidenciale kryeministri Putin akuzonte se Uashingtoni po mbeshteste demonstratat pro-demokraci ne Moske. Ambasadori McFaul thote se Uashingtoni do te vazhdoje te mbeshtese organizata joqeveritare dhe apolitike ne Rusi. Synimi i ketij angazhimi thote ambasadori eshte te mbeshtese shoqerine civile ne Rusi. Nderkohe qe u mbyll fushata zgjedhore ne Rusi ketu ne Shtetet e Bashkuara po ndizet fushata presidenciale. Zgjedhja e nje presidenti te ri amerikan mund te krijoje nje inerci te re ne marredheniet amerikano-ruse.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›