E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA Hilari Klinton shtron iftar

Sekretarja amerikane e shtetit Hilari Klinton ka shtruar nje darke iftari per besimtaret dhe agjeruesit myslimane ne departametin e shtetit. Gjate fjales pershendetese ajo foli edhe per ceshtjen qe ka ngjallur debat ne SHBA lidhur me djegien e librit te shentje te Kuranit nga nje grupim i krishtere.

Jemi ulur se bashku diten kur vjen lajmi se nje prift ne Florida do vazhdoje me planet per djegien e Kuranit te shenjte me 11 shtator. Jam e emocionuar nga denimi i qarte e i padiskutimte qe i kane bere ketij veprimi te padenje udheheqesit e te gjitha feve ne Amerike nga te krishteret evangjeliste tek rabinet hebreje kreret sekulare dhe opinionberesit tha Klinton

Nga ky grup eshte bere me dije se nuk heq dore nga planet per djegien e Kuranit me 11 shtator ne nente vjetorin e sulmeve terroriste ne Shtetet e Bashkuara. Drejtuesi i kishes ne Florida Terri Xhons theksoi se islami eshte nje fe e dhunshme dhe shtypese dhe shtoi se po vazhdon te lutet per djegjen publike te librit te shenjte te fese islame. Drejtuesit kryesore fetare te krishtere e hebreje ne Shtetet e Bashkuara i kane denuar thirrjet per djegien e Kuranit si sulm ndaj lirise fetare dhe deshmi e mungeses se tolerances.

Planet ne fjale jane denuar dhe nga administrata amerikane e cila ka theksuar se veprime te tilla rrezikojne turpat e SHBA-se ne bote. Shtepia e Bardhe shprehu shqetesimin per planet e nje kishe te krishtere ne Shtetet e Bashkuara per ti djegur kopjet e Kuranit. Shqetesime ka shprehur edhe gjenerali David Petraeus dhe sekretari i pergjithshem i NATO-s Anders Fogh Rasmussen i cili poashtu i ka denuar planet e kishes.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›