SHBA Huntsman prane terheqjes nga fushata

Kandidati republikan për President i SHBA-ve, Jon Huntsman, pritet të shpallë pasditen e së hënës tërheqjen e tij nga gara.
Lajmin e raportuan disa prej mediave më të mëdha amerikane, të cilat cituan burime brenda stafit të fushatës elektorale të senatorit.
Huntsman u rendit i treti në garën e javës së shkuar në shtetin e Nju Hempshajërit, por sipas sondazheve përballet me një mbështjetje tepër të ulët në shteti e Karolinës së Jugut, ku do të mbahet raundi i ardhshëm zgjedhor.
Nju Hempshajëri konsiderohej si një pikë e fortë për ish-ambasadorin amerikan në Kinë dhe guvernatorin e Jutahut, por au arriti të grumbullonte vetëm 17% të votave të delegatëve republikanë.
Gjithashtu, sipas mediave amerikane, Huntsman do t’i bëjë thirrje mbështetësve të tij që të votojnë tashmë Mitt Romney, gjithmonë e më shumë favorit për të fituar garën.
Karolina e Jugut do të jetë shteti i radhës ku do të mbahen zgjedhje, të cilat zhvillohen midis të gjitha shteteve, deri në përcaktimin e një kandidati që do të vendoset në fushatën zgjedhore përballë presidentit aktual, Barack Obama.
Nëse gara do të vazhdojë deri në shtetin e fundit, atëherë kandidati zyrtar do të përcaktohet vetëm në fund të gushtit, ndërsa zgjedhjet presidenciale mbahen në tetor. Gara për zgjedhjen e kandidatit që do të sfidojë presidentin përfundon kur dikush siguron matematikisht suksesin ose kur të gjithë kandidatët, përveç njërit, tërhiqen nga gara.