E Shtunë, 31 Tetor 2026

BE Protesta e VV kunder parimeve tona

Bashkimi Evropian ka shprehur keqardhjen e tij për ngjarjet e dhunshme të regjistruara të shtunën në Kosovë, gjatë përpjekjes së aktivistëve të lëvizjes Vetëvendosje për të bllokuar hyrjen e mallrave serbe në pikat kufitare të Merdarës dhe Dheut të Bardhë.

Michael Men, zëdhënës i shefes së Politikës së Jashtme të BE Catherine Ashton, ka deklaruar se veprimet e lëvizjes vetëvendosje bien ndesh me parimet dhe vlerat e Bashkimit Evropian.

“Është për të ardhur keq që ka pasur dhunë, por në përgjithësi besojmë se situata u menaxhua mirë nga Policia e Kosovës. Protesta të tilla ne i shohim si tërësisht të paarsyeshme, pasi ishin kundër parimit thelbësor të BE-së, lirisë së lëvizjes, për zbatimin e të cilës Protesta të tilla ne i shohim si tërësisht të paarsyeshme, pasi ishin kundër parimit thelbësor të BE-së, lirisë së lëvizjes, për të cilën kemi punuar ngushtë me qeverinë e Kosovës

Michael Men
Zëdhënës i Catherine Ashton kemi punuar ngushtë me qeverinë e Kosovës”, ka deklaruar Men.

Ndërkohë, kryeministri i Kosovës, Hashim Thaci ka shprehur gjithashtu keqardhjen e tij “të thellë” për aktet e dhunshme të aktivistëve të Vetëvendosjes.

Përmes një deklarate për shtyp, Thaci ka thënë se e drejta për të protestuar në mënyrë paqësore garantohet me kushtetutë, por ajo, ka theksuar ai, nuk duhet të keqpërdoret.

“Kosova është shtet demokratik dhe e ritheksoj se e drejta për të protestuar në mënyrë paqësore është një e drejtë e garantuar me Kushtetutë. Kjo e drejtë nuk do të cenohet nga askush, asnjëherë. Por, unë me vendosmëri riktheksoj se askush nuk ka të drejtë që ta keqpërdorë të drejtën e protestës për të venë në rrezik funksionimin normal të institucioneve legjitime të shtetit tonë”, ka deklaruar Thaci.

Sipas tij, Policia e Kosovës ka ndërmarrë të gjitha masat ligjore sipas standarteve dhe procedurave operacionale për të mbajtur situatën e qetë dhe nën kontroll gjatë protestës.

“Policia e Kosovës dhe Inspektorati Policor do të bëjnë një analizë të detajuar lidhur me protestën në fjalë dhe do të japin sqarime profesionale, të cilat do të saktësojnë qartë nëse ka pasur tejkalim të përdorimit të mjeteve dhe metodave për zbatimin e operacionit për garantimin e lëvizjes së lirë gjatë protestës", ka shtuar Thaci në deklaratën e tij.

Ditën e shtunë lëvizja Vetëvendosje organizoi në pikat kufitare me Serbinë aksionin e saj “Serbia nuk kalon”, për të bllokuar hyrjen e kamionëve me mallrat serbe, duke qenë se vetë Serbia nuk e lejon hyrjen e mallrave kosovare. Bllokada e 14 janarit
Krasniqi: Jahjaga të vendosë dialogun
Prishtinë, protestë kundër dhunës
Kosovë, lirohen shumica e protestuesve

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›