E Diel, 1 Nëntor 2026

SHBA-Indonezi firmoset marreveshja

SHBA dhe Indonezia do te zgjerojne bashkepunimin e tyre ne fushen e ekonomise sigurise dhe persa i perket ceshtjes se ndryshimeve te klimes.

Presidenti amerikan Barack Obama pas takimit me homologun indonezian ka deklaruar se dy vendet do shtojne lidhjet tregtare dhe do te sjellin rritje te prosperitetit.

Nder te tjera Obama ka kritikuar zgjedhjet e fundit ne Birmani qe sipas tij nuk ishin as te lira e as te ndershme si dhe ka kerkuar lirimin e aktivistes Aung San Suu Kyi.

Diten e neserme presidenti amerikan do te mbaje nje fjalim ne xhamine me te madhe te Azise jug-lindore me qellim angazhimin e botes islamike.

Duke folur sot ne Xhakarta Obama ka deklaruar se ka punuar shume per te riparuar lidhjet me komunitetet myslimane por ka paralajmeruar se disa keqkuptime dhe mosbesime do te mbeten.

Nderkohe Shtepia e Bardhe ka njoftuar se presidenti do te shkurtoje viziten e tij me disa ore per shkak te hirit vullkanik te malit Merapi qe mund te shkaktoje probleme tek fluturimet.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›