E Diel, 1 Nëntor 2026

Mediat greke komentojne aksidentin tragjik

Lajmi i aksidentit tragjik ne aksin rrugor Tepelene ndash Ballsh ka qene nder lajmet e para te pasqyruara sot ne mediat greke te shtypit apo ato elektronike.

Me lidhje te drejtperdrejta me korrespodentet e tyre ne Janine kanalet private televizive si edhe ato shteterore kane komentuar aksidentin tragjik me te gjitha hollesite kush me shume e kush me pak me pamjet televizive te videove qe qarkullojne ne internet apo te fotografive te ndryshme.

Ne oret e mengjesit kane qene emisionet informative televizive qe i jane referuar lajmit ne fjale dhe me pas edhe faqet e internetit te gazetave.

Lidhjet e tyre me korrespondentet nga Janina jane kryer prane spitalit Xatzikosta te ketij qyteti ku ndodhen prej disa oresh dy te plagosur pikerisht Petro Vangjeli nga Saranda 61 vjec dhe Eduart Prenci 29 vjec nga Lushnja i cili sipas konformimit qe beri per Top Channel konsulli shqiptar ne Janine Jani Dako i eshte nenshtruar nje operacioni te gjate ne kirurgjine e ketij spitali.

Ajo cka bie eshte fakti qe shumica e tyre i referohen deshmive te dy biznesmeneve greke qe udhetonin prane vendit ku ndodhi aksidenti dhe qe kane pare para tyre nje vajze shtatzane dhe nje djale te ri te pergjakur qe kerkonin ndihme dhe pasi i kane marre ne makinat e tyre i kane transportuar ne spital ndersa kane lajmeruar edhe policine per aksidentin.

Sipas tyre gjithashtu ka qene teper i madh dhe i menjehershem mobilizimi i forcave te policise shqiptarete zjarrfikesve dhe te ndihmes se shpejte.

Gjithashtu ne raportet e mediave greke pershkruhet aksi rrugor Tepelene -Ballsh si nje nga me te rrezikshmit ne Shqiperi ku ende kryen punimendersa behet fjale edhe per kushte te keqija te motit ne momentin e aksidentit. Gazeta proqeveritare Ta Nea thekson ne faqen e saj se i menjehershem ka qene reagimi i Athines zyrtare pas aksidentit duke iu referuar bisedes telefonike te dy ministrave te Jashtem Haxhinasto dhe Dhrutsa.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›