E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA: Izraeli të ulet në bisedime me Palestinën

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Leon Paneta, i ka kërkuar Izraeli të rikthehet në tryezën e bisedimeve dhe të negociojë paqen me palestinezët. Gjithashtu ai i bëri thirrje Izraelit të përmirësojë marrëdhëniet me partnerët e tij tradicionalë të botës myslimane, Turqinë, Egjiptin dhe Jordaninë, me të cilat për arësye të ndryshme ka acaruar marrëdhëniet.

Sekretari Paneta, ka kundërshtuar qëndrimin e disa politikanëve të Izraelit që Pranvera Arabe, kryengritjet që rrezuan diktatorët kërcënojë stabilitetin në rajon, duke u bërë thirrje izraelitëve të heqin dorë nga ajo mënyrë e të menduarit. Ndërsa duke iu rikthyer marrëdhënieve me Palestinë Paneta tha se nuk ka zgjidhje tjetër, përveç bisedimeve për paqen me palestinezët.

Ai në përfundim tha se Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të jenë të angazhuara për mbrojtjen e sigurisë së Izraelit, por se “edhe Izraeli ka përgjegjësinë e tij” për të fituar mbështetje rajonale nëpërmjet “diplomacisë së fortë”.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›