E Shtunë, 31 Tetor 2026

Marrëveshja Serbi-Kosovë, pritet konfirmimi

Sot pritet konfirmimi i marrëveshjes së arritur mbrëmë mes Kosovës dhe Serbisë, lajm ky i bërë i ditur mbrëmë nga kryenegociatorja, Edita Tahiri. Në një deklaratë të dhënë për shtyp mbrëmë, shefja e delegacionit të Kosovës në bisedimet me Serbinë, Edita Tahiri, tha se, “në parim është arritur marrëveshja për menaxhimin e integruar të kufirit, por ajo nuk është konfirmuar ende”.

Pas bisedimeve që zgjatën 11orë të enjten në dialogun Serbi-Kosovë, nuk u arrit asnjë marrëveshje mbi menaxhimin e kufijve ddhe pjesëmarrjen e Kosvës në çështjet rajonale. Bisedimet u rikthyen edhe një herë mbrëmë, në ditën e tretë në Bruksel. Ndërmjetës mes Serbisë dhe Kosvës është Bashkimi Europian.

Në fjalën e saj për shtyp, Edita Tahiri theksoi se kjo është një ngjarje e madhe për Kosovën dhe se me këtë mjarrëveshje mbrohen interesat kombëtare të Kosovës dhe është respektuar Kushtetuta e Kosovës. Sipas Tahirit, me menaxhimin e integruar të kufijve, përfshihen 6 vendkalime kufitare ndërmjet Kosovës e Serbisë. Më herët, kishte deklaruar se edhe pse të dy vendet ishin shumë afër arritjes së një marrëveshjeje, ishte Serbia ajo që nuk po i nënshtrohej.

Gjatë ditës së djeshme, Kancelarja gjermane Angela Merkel, deklaroi se nëse Serbia nuk pranon marrëveshjet me Kosovën nuk mund ta marrë statusin e vendit kandidat, pasi ajo nuk i ka përmbushur kushtet. Kjo deklaratë e fortë e Kancelares gjermane ka bërë që delegacioni serb të ndërgjegjësohet dhe të nisë punën për marrëveshjen. Para se të fillonte takimi i ditës së djeshme, shefi i delegacionit serb, Borislav Stefanoviç ka deklaruar se Serbia është e gatshme që të përmbushë kushtet e vëna dhe të mos jetë ajo pala që pengon marrëveshjen.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›