ISSH pritet lidhja e pensioneve per 16 mije ish- ushtarake
Blerta Mrishaj
Vazhdon verifikimi i dokumenteve per perfitimin e pensioneve te ish-ushtarakeve. Deri tani sipas Instituti te Sigurimeve Shoqerore kane terhequr pension 2000 persona ndersa kane aplikuar edhe 16 mije ish-ushtarake. Lidhja e pensioneve per kete kategorite nga ana e ISSH-se vazhdon per te gjithe vendin. Burime zyrtare prane ISSH-se bejne me dije se pas plotesimit te dosjes dhe shqyrtimit te dokumentacionit ky institucion deri nme ne perfundim te aplikimeve ku pothuajse cdo jave do te beje pulike emrat e ish-ushtarakeve perfitues te cilet me pas do te mund te terheqin pagesen prane qendrave te shperndarjes se pensioneve.
Pensioni
Nderkohe qe per ish-ushtaraket te cilet e kane perfituar te drejten e pensionit te parakohshem dhe suplementar burime prane ISSH- bene me dije se cdo person duhet te paraqitet prane inspektorit te pensioneve ku se pari plotesohet nje kerkese format ne dy kopje. Pas kesaj menjehere hapet nje dosje e posacme per cdo aplikues per pension ku vec dokumenteve te personit dhe te sigurimeve shoqerore pritet te bashkengjiten edhe dokumentet e ministrise nga ku ka qene varesia e punes e ushtarakut. Kjo procedure duhet te realizohet per 5 dite.
Procedurat
Pas ketij konfirmimi inspektori llogarit pensionin brenda dy diteve per te gjithe ata qe u lind e drejta pas 27 qershorit 2009 si edhe dhe per pensionet suplementare te ushtarakeve te liruar para kohe. Pas mbylljes se kesaj procedure e gjithe puna kalon ne zyrat e sigurimeve shoqerore te cilat do te vazhdojne procedurat ne komunikim me aplikuesin. Procedura e percaktuar ne udhezimin e ISSH kerkon qe inspektoret brenda dates 15 tetor duhet te kene pergatitur listat e plota te perfituesve si dhe nje indeks elektronik te dosjeve. Me tej dy dite pas marrjes se konfirmimit nga ministrite perkatese per dokumentacionin e aplikanteve kur e gjen ne perputhje me dosjen ben llogaritjen e menjehershme te pensionit.
Ne te kundert harton nje akt pezullimi dhe rinis shqyrtimin edhe nje here tjeter te dokumentacionit deri ne saktesimin e tij. Ne perfundim cdo inspektor njofton aplikantin me shkrim per masen e perfitimit dhe po me shkrim dergon urdhrin e pageses ne qendren e shperndarjes se pensionit.
Perfituesit
1. Ushtaraket aktive te Forcave te Armatosura te Republikes se Shqiperise oficere nenoficere
studente ushtarake dhe kursante per nenoficere ushtare me pagese/profesioniste ushtar i sherbimit
te detyrueshem ushtarak ne rezerve/lirim/pension pleqerie.
2. Punonjesit e Policise se Shtetit kur jane aktive me pagese kalimtare ne pension pleqerie
studente kursante dhe ushtare ndihmes agjente.
3. Punonjesit e Gardes qe gjenden ne karriere punonjesit me status si kursante studentet dhe
ushtaret ish-punonjesit e Gardes qe jane ne dispozicion ne pritje per riemerim ne detyre dhe ishpunonjesit
e Gardes qe kane dale ne rezerve ose ne lirim pas hyrjes ne fuqi te ligjit nr.8869 date
25.3.2003 Per Garden e Republikes se Shqiperise te ndryshuar te cilet trajtohen me pagese
kalimtare apo qe kane dale ne pension.
4. Punonjesit e Sherbimit Informativ te Shtetit ne marredhenie pune me kete sherbim ata ne lirim
me pagese kalimtare ne pension si dhe kursantet.
5. Punonjesit e Policise se Burgjeve kur jane aktive me pagese kalimtare ne pension pleqerie
studente kursante dhe ushtare ndihmes agjente.
6. Punonjesit e Policise se Mbrojtjes nga Zjarri dhe te Shpetimit.
7. Punonjesit e Sherbimit te Kontrollit te Brendshem.
8. Anetaret e familjeve te personave te permendur ne pikat 1-7 te ketij neni
Dokumentacioni
Ne mbeshtetje te nenit 5 dhe per zbatimin e neneve 13 14 16 18 26 e 27 te ligjit nr.10
142 date 15.5.2009 procedurat dokumentet procedura e llogaritjes se perfitimeve dhe perjashtimet nga e drejta per perfitime suplementare jane si me poshte vijon
A. Personat te cileve u lind e drejta per perfitime pas dates se hyrjes ne fuqi te ligjit nr.10
142 date 15.5.2009 paraqiten ne drejtorine rajonale te sigurimeve shoqerore ku kane vendbanimin e perhershem e cila i pajis me 2 dy kopje te kerkeses format dhe me listen e dokumenteve te nevojshme per dhenien e perfitimeve. Nje kopje e kerkeses e plotesuar nga vete perfituesi me te gjitha te dhenat shoqeruar me dokumentacionin e meposhtem dorezohet ne drejtorine rajonale te sigurimeve shoqerore ndersa kopja tjeter e kerkeses u dergohet me poste strukturave te ministrise apo te institucionit nga ku perfituesi eshte nxjerre ne rezerve/lirim per procedure te metejshme
B. Se bashku me fletekerkesen dorezohet edhe ky dokumentacion
1. Per te perfituar pension te parakohshem per vjetersi sherbimi
- Fotokopje te leternjoftimit elektronik te nenshkruar nga vete personi ose certifikate personale
me fotografi.
- Certifikate familjare
- Deklarate individuale per gjendjen e punesimit
- Vertetim nga zyrat e tatim-taksave nese ushtron veprimtari ekonomike si punedhenes ose i
vetepunesuar
- Vertetim nga zyra e regjistrimit te pasurive nese ka perfituar ose jo toke sipas ligjit nr.7501
date 19.7.1991 Per token te ndryshuar dhe akteve te tjera ligjore e nenligjore vetem nga personat qe
jane banore ne fshatra.
2. Per te perfituar pension suplementar pleqerie apo suplementar invaliditeti fotokopje te
leternjoftimit elektronik ose certifikate personale me fotografi.
3. Per te perfituar pension suplementar familjar
- Certifikate familjare
- Certifikate vdekjeje.
4. Per te perfituar pension suplementar familjar ne rastet kur personat kane humbur jeten ne
detyre dhe per shkak te saj
- Certifikate familjare
- Certifikate vdekjeje
- Vertetim nga prokuroria e rrethit gjyqesor per shkakun e vdekjes.
C. Dokumentacioni qe plotesohet nga ministrite dhe institucionet perkatese eshte si me poshte
vijon
1. Nga ministrite dhe institucionet pergjegjese
- Vertetim per periudhen e sherbimit dhe pagen referuese
- Vertetim per periudhen e trajtimit me pagese kalimtare
- Deshmi penaliteti
- Vertetim i pages referuse te grades ose te funksionit me te fundit per perfituesit sipas nenit
21 te ligjit nr.10 142 date 15.5.2009
- Vertetim kronologjik per kontributet suplementare te paguara sipas muajve.
2. Nga drejtorite rajonale te sigurimeve shoqerore
- Vertetim per llojin dhe masen e pensionit sipas ligjit nr.7703 date 11.5.1993 Per sigurimet
shoqerore ne Republiken e Shqiperise te ndryshuar
- Vendim i Komisionit Mjekesor te Caktimit te Aftesise per Pune.
. Dokumentacioni i plotesuar ne ministrite apo institucionet perkatese dergohet ne drejtorite
rajonale te sigurimeve shoqerore i vecante per cdo perfitues nepermjet postes zyrtare dhe i shoqeruar
me shkrese percjellese.