E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA: Krahasimi me Tunizine, qellimisht per shkaktim te vraresh

Zevendessekretari amerikan i Shtetit, Tom Kantrimen ne vigjilje te nje turi disaditor ne rajonin e Ballkanit, ku pritet te vizitoje Maqedonine, Kosoven dhe Shqiperine nuk i eshte shmangur komenteve per situaten ne Shqiperi, duke nenvizuar se eshte nje vend i NATO-s dhe s'mund te krahasohet me Tunizine. "Retorikat krahasuese te Shqiperise, vend anetar i NATO-s dhe aspiruese per ne BE, me Egjiptin e Tunizine, ishte jo vetem e panevojshme, por u duk sikur ishte e qellimshme per te shkaktuar dhune, per te shkaktuar te vrare. Kjo ishte e panevojshme dhe jo demokratike", ka qene deklarata e Kantrimen, per mediat ne Bruksel. Sipas tij, 21 janari nuk duhej te kishte ndodhur per te humbur jete njerezish, sikurse ndodhi. "Ne 21 janar, pati tragjedi dhe humbje per Shqiperine dhe shqiptaret. Nuk kishte arsye qe njerezit te vriteshin. Nuk ka arsye sot qe te turperohen ata 4 individe me kryeartikuj shtypi mbi ate sesi ata vdiqen. Kjo na turperon neve qe lideret e partive thone 'e di se si ka ndodhur dhe e di se kush e ka fajin'. Shqiperia nuk ka nevoje per kete teater politik. Ajo cfare ndodhi me dy te premtet qe pasuan, tregoi se ajo cfare ndodhi ne 21 janar nuk duhet te kishte ndodhur", tha zyrtari i larte amerikan. Njeheresh ai eshte shprehur qarte dhe prere kunder dhunes dhe ka bere thirrje vetem per veprime qe cojne ne zgjidhje paqesore te situates. "Protestat paqesore nuk mund te shtypen me mjete antidemokratike. Demonstratat, vecanerisht ato te dhunshmet, nuk duhet t'i sherbejne qellimeve jodemokratike. Opozita ka disa objektiva qe mund t'i ndjeke sipas menyres demokratike kushtetuese. E kjo menyre duhet te ndiqet. Nese protestat paqesore jane pjese e kesaj menyre, eshte e pranueshme, por nuk duhet qe ato te shtypen me mjete jodemokratike", eshte shprehur Kantrimen. I pyetur mbi punen e Prokurorise, Kantrimen tha se institucionet e pavarura nuk duhet te kontrollohen nga asnjera pale dhe askush nuk duhet te paragjykoje rezultatin final te hetimit te Prokurorise. "Ata 6 persona duhet te merren ne pyetje. Si prokurorja e pergjithshme, shefi i sherbimit sekret apo Presidenti i Republikes, ata kane nje pune te pavarur, jo politike, per te bere, e ata duhen lejuar qe ta bejne ate", tha Kantrimen. Nje tjeter ceshtje shqetesuese, sipas perfaqesuesit te SHBA-ve, ishte korrupsioni ne Shqiperi. "Ne duhet te tregohemi te qarte. Korrupsioni ekziston ne nivelin e qeverisjes kombetare, ekziston ne qeverisjen lokale, ekziston ne partite politike dhe ekziston ne biznese. Ne cdo rast eshte paralizues, merr parate e shqiptareve dhe pengon Shqiperine te arrije potencialin e saj ekonomik dhe potencialin e saj evropian. Ka perhapje e gjere dhe askush nuk ka monopol te korrupsionit", deklaroi ai. S.P

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›