Mustafaj Mekanizmat brenda Partise Demokratike nuk funksionojne
Pak dite me pare PD mblodhi keshillin kombetar per te diskutuar pergatitjet per zgjedhje. Anetari i ketij keshilli Besnik Mustafaj paraqiti ne takim nje memorandum per reformimin dhe modernizimin e partise demokratike. Zoti Mustafaj i tha nje interviste Zerit te Amerikes.
Zeri i Amerikes Zoti Mustafaj sipas jush si eshte gjendja sot ne Partine Demokratike
Besnik Mustafaj Fakti qe une kasha nje shqetesim aq te madh sa te detyrohesha si anetar i ketij Keshilli te shkruaja nje memorandum per te kerkuar nje reforme te thelle do te thote qe brenda Partise Demokratike nga pikepamja organizative ka probleme shume te medha qe cenojne cilesine e ekzistences dhe te funksionimit te saj si parti. Ketu gjerat jane shume te qarta per mua dhe per nje mase te madhe shqiptaresh dhe sidomos ne demokratet jemi shume te shqetesuar.
Zeri i Amerikes Zoti Mustafaj memorandum qe ju paraqitet siguroi nje mbeshtetje shume te vogel brenda partise mori vetem dy vota. Si e shpjegoni ju nje gje te tille
Besnik Mustafaj Ai nuk ishte nje dokument qe duhej hedhur ne vote per mendimin tim per dy arsye e para sepse aty nuk ishte nje mocion mosbesimi qe te hidhej ne vote dhe se dyti une nuk doja qe koleget e Keshillit Kombetar ti vija ne detyrimin per te zgjedhur mes meje dhe kryetarit te partise cka nuk ishte synimi im sepse menyra e paraqitjes nga une e problematikes nuk synonte te vendoste nje duel midis meje dhe kryetarit te partise. Ne kete kuptim dy veta apo me shume apo me pak nuk eshte kjo kryesorja. Per mua nje fitore e rendesishme u arrit ne Partine Demokratike diten e diele me memorandumin tim se per here te pare ne historine e kesaj partie paraqitet nje mendim ndryshe dhe ishte nje nga kater pikat e memorandumit tim qe te legjitimohet ti hapet hapesira e nevojshme mendimit ndryshe dhe ky mendim ndryshe u shfaq dhe nuk nuk u reagua me nervozizem nga kryetari i partise cka hapi perspektiven. Per mua eshte shume e rendesishme qe te hapet perspektiva e reformimit te thelle te partise dhe reformimi i thelle i partise nuk behet dot pa debat brenda partise.
Zeri i Amerikes Ju u shprehet se mekanizmat brenda Partise Demokratike nuk funksionojne. Pse eshte kjo sipas jush pse nuk kane funksionuar ato per nje kohe kaq te gjate
Besnik Mustafaj Per mua nuk kane funksionuar per arsyen e thjeshte se ka nje nenvleftesim te partise nga kryetari i partise cka e thosha ne nje menyre te qarte ne memorandumin tim kur flisja per distancen e krijuar mes kryetarit te partise dhe partise nepermjet asgjesimit te strukturave te rendesishme politike sic eshte Keshilli Kombetar qe eshte forumi me i rendesishem i partise midis dy kongreseve te kryesise te sekretariatit te nenkryetarit te partise pra mbajtja ne kembe e personaliteteve apo e strukturave te paligjshme nga pikepamja statutore ka bere asgjesimin e strukturave te ligjshme. Ne kete kuptim kjo ka qene nje thjeshtesi ndoshta ne pamjen e pare per kryetarin e partise per ta qeverisur vendin se nuk i eshte nenshtruar gjykimit te partise por nga ana tjeter i ka bere nje dem te madh shume Partise Demokratike por une e them edhe nje here se u ndjeva i inkurajuar ne nismen time politike duke pasur parasysh se u caktua nje lloj kalendari per reformimin e thelle te partise dhe ky kalendar fillon me zgjedhjet e 8 majit.
Zeri i Amerikes Zoti Mustafaj une dua te sjell ne kete debat edhe ligjin e zgjedhjeve qe eshte miratuar ne Shqiperi me konsensusin e te dyja partive kryesore politike nje ligj qe sipas shume analisteve u ka dhene autoritet te madh kryetareve te partive per te zgjedhur kandidatet e partise per deputete. A mendoni se te pakten kjo pike e ligjit zgjedhor qe ka te beje me kete ceshtje duhet ndryshuar pasi mendimi i analisteve eshte se kjo e demton demokratizimin e partive dhe u jep shume pushtet kryetareve te partive
Besnik Mustafaj Ka dy gjera ketu e para qe une kam lehtesine te them po ky ishte nje ligj i keq ishte nje ndryshim kushtetues i demshem per demokracine e vendit sepse kam votuar kunder. Asokohe une isha deputet dhe kam votuar me ndergjegje kunder pasi kam pasur disa seanca debate brenda grupit parlamentar me kryetarin e partise dhe me kolege te tjere ku une mbrojta pikepamjen time por nga ana tjeter nuk eshte se ky ligj ne vetvete i favorizon kryetaret sepse pervec ligjit cdo parti dhe ne rastin konkret Partia Demokratike ka statutin e vet dhe statuti kerkon qe kandidatet per deputete te miratohen ne menyre te detyrueshme brenda keshillit kombetar ku edhe ekziston mundesia te ndryshohen. Pra ne kete kuptim kjo fuqi e kryetareve dhe kjo ishte nje marreveshje qe nuk i ben nder te madh ne asnje kuptim as Berishes as Rames kjo ishte nje mareveshje mes Berishes dhe Rames per te arritur ne kete forme ligji. Por une mendoj se cenimi i demokracise nuk vjen thjesht per shkak te ligjit vjen per disa avantazhe qe u jep ligji por kryesorja vjen per demin qe i shkakton demokracise permes cenimit te demokracise te vete partive politike. Une e kam thene edhe ne memorandumin tim se nje parti e angazhuar te vendose shtetin ligjor duhet te deshmoje se vete brenda familjes se saj politike respekton ligjin. Nuk respektohet ligji ne kete nivel atehere pra statuti i partise i cili eshte kushtetuta e partise.
Zeri i Amerikes Zgjedhjet lokale po afrojne dhe sic e kemi degjuar edhe gjithe keto dite edhe sot OSBE-ja u beri thirrje partive ne Shqiperi qe te paraqesin kandidatet per komisionet zonale te paraqesin gjithe dokumentacionin per keto zgjedhje pasi nuk ka me shume kohe. A jeni I shqetesuar se kjo situate mund te krijoje probleme te reja qe mund te lindin me zgjedhjet vendore ne nje kohe kur ende nuk jane zgjidhur problemet me zgjedhjet e kaluara te pergjithshme ne Shqiperi
Besnik Mustafaj Ne rastin e mbledhjes se Keshillit te Partise Demokratike une thashe se zgjedhjet e 8 majit jane nje test per Partine Demokratike per vullnetin e saj politik per ti fituar por test edhe i kapaciteteve te saj per ti organizuar ne menyre qe te jene te lira dhe te ndershme. Ne kete kuptim une si democrat dhe si qytetar i ketij vendi ndjehem dyfish i shqetesuar per ritmet me te cilat po ecet per pergatitjen e zgjedhjeve. Dhe une sigurisht qe jam i shqetesuar sigurisht qe ende besoj se jane te gjitha mundesite qe te behen zgjedhje te lira dhe te ndershme por ende vazhdoj te jem i shqetesuar sepse nuk shoh qe angazhim te plote te forcave politike qe do te mund ti pergjigjeshin nevojave te ligjit.