SHBA Ligjvenes ne shtetet amerikane perpiqen te ndalojne Sheriatin

Ligjvenesit ne mbi 10 shtete amerikane po perpiqen te ndalojne kodin fetar dhe civil islam te njohur si sheriati duke argumentuar se ai frymezon terrorizmin. Analistet thone se keto perpjekje te vazhdueshme pasqyrojne ankthin dhe keqkuptimin ne lidhje me myslimanet ne Amerike.
Vitin e kaluar 70 per qind e votuesve ne shtetin e Oklahomes miratuan permes referendumit ndalimin e perdorimit te sheriatit ne gjykatat shteterore.
Nje gjyqtar nuk lejoi qe rezultati i referendumit te certifikohej. Sipas ligjveneses se shtetit te Oklahomes Selli Kern kjo i zemeroi shume njerez.
Jo vetem une por shumica e banoreve te Oklahomes pati nje kundershtim te forte.
Me pezullimin e referendumit zonja Kern paraqiti nje projektligj ne legjislaturen e shtetit te saj qe do te ndalonte cdo ligj rregull kod juridik apo sistem qe nuk ofron te njejtat mbrojtje me kushtetuten amerikane. Ajo thote se po perpiqet te ndaloje sheriatin bazuar ne rezultatet e referendumit.
Sheriati rregullon cdo aspekt te jetes se nje myslimani te devotshem. Disa gjykata amerikane u kane lejuar myslimaneve ti zgjidhin ceshtjet e shkurorezimit ne gjykata te sheriatit te ngritura prane xhamive te tyre. Kjo eshte bere edhe per besimet e tjera dhe ekspertet ligjore thone se puna e gjykates laike eshte te siguroje zbatimin e te gjitha ligjeve te shtetit.
Megjithate perkrahesit e projektligjeve kunder sheriatit kembengulin se po kercenohen ligjet amerikane. Shume nga ata permendin nje rast te koheve te fundit ne Nju Xhersi. Nje gjyqtar i atjeshem vendosi se nje mysliman i cili detyron gruan e tij qe te kete marredhenie seksuale me te nuk mund te akuzohet per perdhunim pasi ai beson se kjo lejohet ne baze te islamit. Nje gjykate e apelit e shfuqizoi vendimin.
David Jerushalmi avokat ne Uashington i cili ndihmoi ne hartimin e projektligjeve kunder sheriatit thote se kodi islam eshte kercenim per Ameriken sepse perfshin idene e xhihadit si lufte te shenjte ne emer te islamit.
Ne e dime se te gjithe xhihadistet cdo njeri prej tyre e mbeshtet doktrinen e xhihadit ne te drejten e sheriatit.
Zoti Jerushalmi thote se ai thjesht deshiron te ndihmoje autoritetet te luftojne terrorizmin e jo te ndaloje ushtrimin paqesor te fese islame.
Por Ibrahim Huper i Keshillit per Marredheniet Amerikano-Islame CAIR thote se qellimi i vertete i atyre qe pergatisin projektligje eshte te fitojne vota ne zgjedhjet e 2012 duke perdhosur islamin.
Perkrahesit e ketyre projektligjeve perpiqen te ngjallin frike per te grumbulluar disa pike te pavlera politike dhe per te sulmuar nje pakice fetare qe tashme eshte vene ne shenjester te disa kritikeve te padrejte te myslimaneve.
Sipas kesaj organizate nje seance e Kongresit amerikan ne muajin mars mbi Radikalizimin e komunitetit myslimano-amerikan ishte gjithashtu pjese e kesaj perpjekjeje.
Zoti Huper thote se myslimanet ne Amerike duan thjesht te jetojne ne paqe.
Piter Skeri profesor i shkencave politike ne Boston College thote se rreth myslimaneve ne Amerike ka shume keqkuptime.
Une mendoj se eshte ngjallur shume ankth sepse ka shume pyetje pa pergjigje ne lidhje me myslimanet vecanerisht me udheheqjen e tyre ne organizatat kryesore.
Prof. Skeri i cili merret me kerkime rreth integrimit te myslimaneve dhe arabeve ne Shtetet e Bashkuara thote se organizatat e medha te myslimaneve ne Amerike nuk kane bere sa duhet qe te mohojne lidhjet e dyshuara me grupet radikale jashte vendit.
Keshilli per Marredheniet Amerikano-Islame thote se akuza te tilla jane pjese e nje fushate diskreditimi.
Prof. Skeri sqaron se ai nuk mendon se kreret e ketyre grupeve jane ekstremiste por se ekzistojne paqartesi prandaj do te kete perpjekje te tilla si projektligjet kunder sheriatit. Ai thote se ata qe besojne se sheriati mund te vendoset ne Amerike nenvleresojne fuqine e demokracise ne kete vend.