E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bregu i Fildishtë, OKB shpëton ambasadorin

Ndërsa luftimet në Bregun e Fildishtë kundër Presidentit të paligjshëm, Laurent Gbagbo, po vazhdojnë, dhe ai mbetet i rrethuar në bunkerin e tij nga forcat e Presidentit të zgjedhur Alasan Outara, forcat franceze dhe ato të OKB-së kanë ndërhyrë për të shpëtuar ambasadorin e Japonisë, kur personeli i ambasadës u gjet në mes të luftimeve ndërmjet forcave që përpiqen ta rrëzojnë Gbagbon dhe forcave besnike të tij. Rezidenca e ambasadorit ndodhet afër pallatit presidencial në Abixhan. Gbagbo refuzon të dorëzojë pushtetin edhe pasi humbi zgjedhjet e 28 nëntorit 2010.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›