SHBA, Meta: Progresi në luftën kundër krimit, vendimtar për stabilitetin e Ballkanit
WASHINGTON- Gjatë qëndrimit të tij në SHBA, kreu i LSI-së Ilir Meta u prit në Agjencinë Federale kundër Trafikut të Drogës (DEA), nga kreu i këtij institucioni, Administratorja Michele M. Leonhart.
Gjate këtij takimi Meta vlerësoi marrëdhëniet shumë të mira midis SHBA dhe Shqipërisë në fushën e zbatimit të ligjit dhe në veçanti të luftës kundër krimit të organizuar dhe trafiqeve ilegale.
Meta theksoi se progresi i mëtejshëm në luftën kundër krimit të organizuar është vendimtar për një Ballkan më të stabilizuar, më të sigurt, më të begatë dhe të integruar në Bashkimin Evropian.
Duke vlerësuar bashkëpunimin e suksesshëm midis dy vendeve në këtë drejtim, si dhe rëndësinë e rritjes së mëtejshme të tij në të ardhmen, Meta sugjeroi hapjen e një zyre rajonale të DEA-s me qendër në Tirane, e cila do t'i shërbente luftës edhe më efikase ndaj krimit të organizuar dhe trafiqeve ilegale në të gjithë rajonin.
Kreu i DEA-s Michele M. Leonhart vlerësoi punën e përbashkët të dy vendeve në luftën kunder krimit të organizuar dhe shprehu angazhimin e Agjencisë për një bashkëpunim më të ngushtë me Shqipërinë edhe me vendet e tjera të rajonit në këtë drejtim në të ardhmen.
Në përfundim, Meta theksoi edhe domosdoshmërine e rehabilitimit të viktimave të drogës në Shqipëri si edhe rëndësinë e mbajtjes së rinise larg çdo substance narkotike përmes angazhimit të të rinjve ne programe konkrete sportive, sociale dhe punësimi.
(ma.ar/er.nu/BalkanWeb) Lidhje te tjera SHBA, Meta takon Rothman: Së bashku me SHBA kundër terrorizmit Meta: Të forcojmë transparencën për investitorët e huaj