Përurohet qendra e Adiktologjisë, në ndihmë të përdoruesve të drogës
TIRANE - Është përuruar sot në mjediset e QSUT-së, qendra e parë e Adiktologjisë, që u vjen në ndihmë përdoruesve të drogës.
Me një kapacitet prej 20 shtretërish, kjo qendër do të drejtohet nga një ekip multidisiplinor, ku përveç mjekëve adiktologë dhe infermierëve, ka të punësuar psikologë dhe punonjës sociale.
Fenomeni i abuzimit me lëndët narkotike në Shqipëri vihet re kryesisht në qytetet e mëdha, ndërsa nga drogat e përdorura prevelancën më të madhe e ka kanabisi me derivatet e tij. Në vend të dytë është përdorimi i heroinës dhe më pas kokaina.
Projekti ka një vlerë totale prej 250.000 USD dhe është financuar nga Qeveria italiane ndërsa iniciativa e krijimit të Qendrës është realizuar përmes një granti prej 85 000 USD implementuar nga Drejtoria e Qendrës Spitalore Universitare Nënë Tereza.
Deri pak kohë më parë, si qendër trajtuese ka shërbyer klinika toksikologjke pranë Spitalit Ushtarak. Vitin e kaluar kanë kërkuar ndihmë trajtuese rreth 900 persona, 60% e të cilëve të moshës 14 - 40 vjeç.
(er.nu/news24/BalkanWeb)