SHBA: Në Siri po përdoren armë kimike!
SIRI - Shtëpia e Bardhë bëri të ditur se shërbimet e Inteligjencës Amerikane kanë dalë në konkluzionin se regjimi Sirian po përdor armë kimike kundër kryengritësve.
Sipas shërbimeve amerikane të inteligjencës, edhe pse në masa të vogla, forcat e presidentit Bashar Al-Assad po përdorin gazin sarin.
Sipas Sekretarit të Mbrojtjes, Chuck Hagel, shërbimet e inteligjencës kanë dhënë vlerësimin e tyre fillestar pas disa mostrave që kishin marr.
Mirëpo, këto struktura thonë se kanë nevojë për të vazhduar hetimet në mënyrë që të mund të arrijnë te "faktet e besueshme dhe të vërtetuara", para se të thonë sigurt se armët kimike po përdoren kundër kryengritësve në Siri.
Presidenti i Shteteve të Bashkuara Barack Obama ka tërhequr vërejtjen se përdorimi i armëve të tilla do të paraqiste shkeljen e “vijave të kuqe” dhe se do të shkakton intervenim ndërkombëtar.
Shtëpia e Bardh në letrën dërguar dërguar ligjvënësve ka shkruar se ajo qëndron e gatshme “që t’i përgjigjet në masën e duhur nëse konfirmohet përdorimi i armëve kimike”.
(er.nu/rel/BalkanWeb)