Korçë, arrest shtëpie 71-vjeçarit, kanosi me sëpatë një 13-vjeçar
KORCË- Gjykata e Korcës ka dhënë sot masën arrest shtëpie për 71-vjeçarin Përparim Beqiraj, i cili pak ditë më parë tentoi të qëllonte me sëpatë një nxënës të klasës së 6-të, brenda ambienteve të shkollës “Nuçi Naçi” të Korçës.
Në akuzën e Prokurorisë thuhet se 71-vjeçari që vuante edhe nga problemet mendore ka terrorizuar nxënësit e klasës së gjashtë me sëpatë në dorë. Ndërsa avokati i tij mbrojtës ka thënë se Beqiraj ka qenë i dehur në momentin që ndodhej në ambientet e shkollës dhe se nuk i ka kanosur nxënësit.
“Nuk kam bërë krim, sëpatën e mbaja si të moshuarit e tjerë. Unë nuk kam fëmijë, por ata janë si fëmijët e mi”, kështu ka deklaruar vetë Beqiraj në sallën e gjyqit.
NGJARJA
Mësohet se 71-vjeçari, Përparim Beqiraj, ka hyrë në klasë pas mësimit, dukë tentuar të godasë nxënësin me iniciale A. T. Ky i fundit është shmangur, duke i shpëtuar dëmtimeve dhe duke u larguar. Mësohet se në klasë ka pasur dhe nxënës të tjerë, por që fatmirësisht asnjëri prej tyre nuk ka pësuar lëndime, por janë tronditur për shkak të rrethanave të ngjarjes.
Sipas nxënësve, i moshuari ka pasur një konflikt me të miturin, në oborrin e shkollës dhe më pas ai është paraqitur në shkollë, duke kërkuar takim me drejtorin, për konfliktin me nxënësin, ku ka pretenduar se ai e ka ofenduar.
Më pas ai i është drejtuar klasës ku ndodhej nxënësi dhe ka tentuar ta godasë atë me një sëpatë.
(m.a/BalkanWeb)