E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA Ngadalesimi ekonomik godet me rende hispaniket

Te dhena te reja te qeverise amerikane tregojne se ne Shtetet e Bashkuara dallimi mes te bardheve dhe pakicave persa i perket pasurise eshte rritur ne maksimum ne 25 vjetet e fundit e kjo per shkak te ngadalsimit ekonomik te koheve te fundit.

Qendra kerkimore Pew publikoi sot nje studim te te dhenave te regjistrimit te popullsise qe tregojne se ngadalsimi ekonomik ka ndikuar me shume tek familjet hispanike ku pasuria ra mesatarisht me 2 te tretat ne peridhen 2005-2009. Pasuria te familjet zezake ra gati 50 per qind dhe 16 per qind per familjet e bardha.

Pasuria qe do te thote asetet minus borxhet per familjet e bardha ne vitin 2009 ishte rreth 113 mije dollare. Per hispaniket ishte 6325 dollare dhe per zezaket gati 5700 dollare.

Sipas studimit ndikimi me i madh i recesionit te pakicat erdhi sepse ato investojne ne blerjen e shtepise ndersa familjet e pasura investojne edhe ne tregjet e aksioneve.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›