E Diel, 1 Nëntor 2026

Avokati: Breivik duhet të rehabilitohet në spital

Sipas avokatit të arkitektit të masakrës së Norvegjisë, Anders Behring Breivik, e gjithë historia tregon se ai është i çmendur, edhe pse është pak herët për ta konfirmuar këtë.

“Ai beson se është në luftë dhe jashtë realitetit”, është shprehur avokati Geir Lippestad. Ndër të tjera ai theksoi se autori i ngjarjes ka patur ndihmën e disa celulave, dy në Norvegji dhe disa të tjera jashë vendit.

“Anders Behring Breivik beson se eshtë në luftë, një luftë e destinuar të vazhdojë dhe pretendon se pjesa tjetër e botës, në veçanti ajo perëndimore, nuk e kupton këndvështrimin e tij”, vijoi avokati. Këto deklarata i ka shpjeguar për gazetarët, pasi është takuar me klientin e tij, avokati i autorit të ngjarjes tragjike në Norvegji.

Po sipas tij, Breivik duhet të rehabilitohet në spital e jo të mbyllet në burg. Lippestad tha se ka si qëllim të tregojë që 32-vjeçari është i paaftë mendërisht. Ndërkaq Breivik nuk ka shfaqur asnjë shenjë pendese apo për të kërkur mëshirë.
 

Breivik vrau të paktën 68 të rinjë në një kamp të rinjsh, në ishullin Utoja. Më shumë se 100 mijë njerëz u mblodhën në Oslo të hënën në mbrëmje për të nderuar viktimat e sulmeve.
 

Qindra mijëra norvegjezë me lule në duar kanë reaguar ndaj sulmeve në Oslo dhe në ishullin Utoya. Pothuajse në të gjitha qytetet e Norvegjisë u përkujtuan viktimat. Princi i Kurorës Mbretërore, Haakon iu drejtua turmës duke thënë se nuk ka më asnjë justifikim për luftën për një shoqëri të lirë dhe të hapur. Atentatori Behring Breivik u paraqit ditën e hënë në seancën e parë dhe tha se e ndiente veten “të pafajshëm” për krimet e tij.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›