E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA: Nuk do kete krize gruri

UASHINGTON - Situata aktuale qe ka perfshire Rusine nuk do te ndikoje ne rritjen e cmimit apo furnizimit te grurit ne nivel global, ben te ditur Departamenti Amerikan i Ushqimit dhe Agrikultures, raporton agjencia e lajmeve Reuters.
Nje studim i Institutit Nderkombetare Kerkimor te politikave ushqimore, me baze ne Uashington thote se pavaresisht se Moska zyrtare ka vendosur te ndale eksportin e grurit duke filluar nga 15 gushti, nuk ka asnje arsye per panik.
Ekspertet thone se nuk do kete rritje te cmimeve per mallra jetike sic eshte per shembull buka. Kjo per faktin, se nese vendet si Rusia, Kanadaja dhe India do te shenojne nje ulje te prodhimit te grurit, e kunderta do te ndodhe me Shtetet e bashkuara dhe Kinen.
“Eshte e vertete se Rusia eshte nje nga furnizueset me te medha te grurit ne bote- thote analiza, por nuk eshte e vetmja, ndaj, efekti ne tregjet boterore nuk do te ndihet.
Po dje, Departamenti Amerikan i Agrikultures uli parashikimet per te korrat e grurit me 2.3 %, nga 650 milione tone qe ishte pritshmeria ne 645 tone. Megjithate, kjo shifer, sipas zyrtareve ne proporcion me konsumin vleresohet 26 %, me e larte se kriza qe u pa ne vitet 2007-2008, kur mungesa e ushqimit rriti cmimet e shkaktoi trazira.
Ekspertet thone se prodhimi aktual eshte 661 milione tone, vetem tre per qind me i ulet se nje vit me pare dhe me stoqe te mjaftueshme gruri, nuk duhet te ekzistoje rreziku per rritjen e cmimit te grurit dhe nenprodukteve te tij.
Sakaq ne Shqiperi, pas alarmit per rritjen abuzive te cmimit te bukes, si rezultat i rritjes se cmimit te miellit, Drejtoria e Pergjithshme e Tatimeve gjate kontrolleve te ushtruara ne 120 subjekte, te Tiranes dhe Durresit evidentoi 20 subjekte qe kishin rritur ne menyre fiktive cmimin e bukes; dhe ne 27 subjekte u vendosen gjoba me vlere 3 500 000 leke si dhe u sekuestruan 10 ton miell i pashoqeruar me fature. Drejtoria e Pergjithshme e Tatimeve ka ndermarre nje verifikim te hollesishem ne terren ne subjektet e tregtimit me shumice te miellit dhe furrave prodhuese te bukes. Sipas DPT-se, qellimi i ketyre kontrolleve ne rang kombetar behet per verifikimin e cmimit te blerjes dhe shitjes se produkteve, pasi megjithese cmimet e importit te grurit nuk kane ndryshuar, ne ditet e fundit eshte vene re nje rritje e cmimit te bukes ne menyre abuzive. DPT tha se keto kontrolle do te vazhdojne edhe ne ditet ne vazhdim, me qellim uljen e evazionit fiskal dhe moslejimin e rritjes ne menyre abuzive te cmimit te bukes. Drejtoria e Pergjithshme e Tatimeve siguroi se do te marre te gjitha masat administrative per ndeshkimin dhe parandalimin e ketij fenomeni. Madje, DPT, i kujton konsumatoreve edhe numrin e vene ne dispozicion te tyre per cdo ankese te verejtur 0800 14 14, ne te cilin te interesuari mund te telefonojne falas, per te denoncuar rastet abuzive te ngritjes se cmimit te bukes.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›