E Diel, 1 Nëntor 2026

Hakmarrja, vritet adoleshenti, i katerti i familjes Curri

Durres- Ekzekutohet per hakmarrje me plumb pas veshit, djali i biznesmenit te vrare ne janar te ketij viti ne Durres. Mario Curri, 19-vjec, i sapokthyer nga Italia, vend edhe ku ka lindur me 16 prill 1991, eshte qelluar rreth ores 14:25, kater here pas shpine, te stacioni i trenit, ku dhe qendrojne autobuset dhe furgonet e linjes Durres-Tirane. Krimi ka shokuar kalimtare dhe pasagjere te shumte qe ndodheshin ne vendngjarje, por autori ka mbetur i paidentifikuar, per shkak se askush nuk e ka dalluar. Policia deklaroi se ka nisur hetimet per identifikimin dhe kapjen e tij, kurse investigimet po kryhen ne pisten e hakmarrjes. Dyshohet se adoleshenti mund te jete vrare ne shenje hakmarrjeje per shkak te perfshirjes se vellait te tij ne ekzekutimin e nje gjimnazisti ne muajin shkurt te ketij viti ne Currila dhe plagosjen e nje tjetri, kurse pista e dyte eshte ajo per shkak te konflikteve qe familja ka pasur prej vitesh, ku per pasoje ka humbur tre pjesetare te vrare dhe nje eshte arrestuar.
Vrasja ndodhi ne vendin e quajtur “Sheshi Pranvera”, ne lagjen nr. 11 te Durresit, ne afersi te stacionit furgoneve Durres-Tirane, ne trotuar. Nuk dihet nese viktima, Mario Curri, kishte lene takim me ndonje person tjeter, por dikush i eshte afruar nga pas kraheve, duke i drejtuar pistoleten ne koke dhe qelluar me gjakftohtesi. Deshmitaret thane se degjuan kater te shtena pistolete dhe me pas u shperndane nga frika e ndonje plumbi qorr. Ekspertet konstatuan se plumbi i pare e ka marre nga distanca e afert, puthitje e grykes se armes pas veshit, kurse tre te tjeret ne trup per t’u siguruar se shenjestra kishte vdekur. Ekzekutimi sipas policise ka qene mafioz, hakmarres dhe i kryer me gjakftohtesi nga nje profesionist qe nuk ka lene gjurme. Autori ka qene i paidentifikuar, qe sipas eksperteve eshte zhdukur me shpejtesi ne rrugica dhe i ndihmuar nga te tjere ka mundur te largohet. Me kapele ne koke e syze per te mos u njohur, ne vendngjarje ka lene vetem gezhojat. Vdekja e Mario Currit ka qene e menjehershme, ndersa i riu ka qene i veshur sportiv, me bluze e pantallona me ngjyre ushtarake trecerekeshe, atlete dhe i qethur shkurt.
Policise i eshte dashur te ngreje postblloqe te shumta ne te gjithe qytetin e Durresit, hyrje dhe dalje, por pa mundur te arrestoje te dyshuarin. Nje nga pistat me bindese per ekspertet eshte hakmarrja dhe kryerja e vrasjes me pagese. Pergatitja e krimit ka ndodhur ne kohe rekord, pasi viktima Mario Curri, 19-vjec, qe jetonte prej shume kohesh ne Itali, sapo ishte kthyer nga Ariano Irpino e vendit fqinj, ku dhe qendronte. Adoleshenti ka ardhur per pushime, por nuk e mendonte se do te binte preh e nje sulmi me arme, me qellim eliminimin. “Pas marrjes dijeni per ngjarjen, menjehere sherbimet e policise shkuan ne vendngjarje dhe grupi hetimor kreu veprimet e para nen drejtimin e prokurorit”, njoftuan burime zyrtare. Hakmarrja sipas eksperteve mund te jete kryer nga persona qe kane lidhje me vrasjen e biznesmenit Luan Curri, babait te Marios, ose me vrasjen e Klejdi Myzyrit dhe plagosjen e I. C., pese muaj me pare. Por grupi hetimor po verifikon edhe pista te tjera te mundshme te perfshirjes te te ndjerit ne ndonje konflikt apo pazar. Por deri dje ne mbremje nuk ka pasur asnje person te ndaluar per krimin.
A. Qoraj

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›