E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA Nuk ka perparime te dukshme ne luften kunder duhanpirjes

Duhani eshte shkaku kryesor i vdekjeve te cilat mund te shmangen si ne Shtetet e Bashkuara e kudo ne bote sipas Qendres amerikane per Kontrollin e Semundjeve dhe Organizates Boterore te Shendetesise.

Ne Shtetet e Bashkuara qeveria per me shume se 40 vjet po kryen nje fushate kunder duhanit. Por sipas nje raporti te ri nga keshillatarja i Presidentit per  shendetesine - nuk ka shenja perparimi ne parandalimin e pirjes se duhanit tek adoelshentet dhe te rinjte.

Raporti ishte voluminoz - me rreth 900 faqe. Ai eshte perqendruar ne menyren se si duhet te parandalohet duhani tek te rinjte dhe adoleshentet.

Ndersa niveli i pergjithshem i perdorimit te duhanit ka renie te ndjeshme qe nga raporti i pare botuar para me shume se 40 vjetesh raporti i fundit  tregon se si te rriturit dhe femijet deri ne moshen 10 vjecare kane nje prirje drejt varesise nga duhani.

Regina Benjamin keshilltare e presidentit thote se shifrat jane tronditese

do dite 1200 amerikane vdesin nga duhani. Dhe cdo njeri prey tyre zevendesohet nga dy dyhanpires te rinj.

Qellimi eshte ti jepet fund perdorimit te cigares tek te rinjte dhe adoleshentet. Studimet tregojne se adoleshentet jane me te prekshem se te rriturit ndaj varesise se nikotines nje droge qe gjendet ne gjendje natyrore ne bimen e duhanit. Gjithashtu perdorimi i duhanit ndikon tek funksionimi i mushkerive.

Me shume se 90 e te rriturve duhanpires e kane ndezur cigaren e pare perpara se te mbushnin 18 vjec. Shume e kane nisur cigaren kur kane qene  ne moshat 11 dhe 13 vjecare. Dr. Regina shpjegon

Sot me shume se 600 mije femije ne ciklin 8 vjecar pijne cigare dhe tre milion nxenes te shkolles se mesme jane gjithashtu duhanpires.

Studimet tregojne gjithashtu se me shume se nje ne tre te rinj te moshes 16 dhe 26 vjecare pijne duhan. Nderkohe me pak se nje perqind e duhanpiresve e nisin cigaren mbas moshes 26 vjecare.

Dr. Benjamin thekson planet per te nisur nje fushate mediatike si kjo qe ka ne fokus te rinjte

Dua qe brezi i ardhshem te mos jete duhanpires. Ky eshte synimi yne.

Dr. Benjamin deshiron te perfshije prinderit dhe mesusesit dhe te riktheje vemendjen edhe tek programet e komuniteteve kunder duhanit mes tyre edhe programet per shkollat.

Raporti kritikon kompanite e duhanit per fushatat reklamuese qe kane si qellim  te rinjte  dhe per prodhimin e produkteve te tilla  si karamelet me cigare.

Ky raport citon efektivitetin e vendosjes se takses se larte te shitjes mbi produktet e duhanit cka i ben ato me te shtrenjat per tu blere nga adoleshentet.

Nje zedhenes i Departamentit amerikan te Shendetesise tha se te ndihmosh te rinjte qe te shmangin varesine nga duhani do te pakesoje numrin e njerezve qe jane te semurur prej perdorimit te tij do te pakesoje vdekjet  e parakoheshme dhe do te shpetoje me shume familje nga haraci shkaterrues emocionale qe ato duhet te paguajne.

Më shumë nga Teknologjia

Të gjitha ›