Trafikimi i grave dhe vajzave nigeriane ne Itali

Kombet e Bashkuara vleresojne se cdo vit rreth 8000 deri 10000 gra dhe vajza nigeriane detyrohen te merren me prostitucion ne rruget e Italise duke i bere ato grupin me te madh kombetar te trafikuar ne Itali per kete qellim. shte e veshtire per keto gra dhe vajza te shpetojne sepse shefat e tyre kercenojne familjet e tyre ne Nigeri dhe ushtrojne dhunen per ti mbajtur ato nen kontroll. Korrespondentja e Zerit e Amerikes Jill Craig njofton nga Torino e Italise.
Ne vitin 2007 23-vjecarja Cheryl ishte duke punuar ne nje spital ne jug te Nigerise. Vellai i nje pacienti i tha asaj se ajo mund te fitonte me shume para nese do te shkonte me te ne nje spital europian. Pas arritjes ne Itali shume shpejt ajo mesoi se ishte mashtruar dhe terhequr per tu marre me prostitucion.
Ishte shume e rrezikshme. Naten e pare une u sulmova nga tre burra. Ata me rrahen. Ata donin te kalonin naten me mua por une refuzova. Ata me ofruan para por une u thashte atyre qe nuk dua te merrem me ta dhe pastaj ata me rrahen pa meshire. Disa vajza qe ishin ne anen tjeter te rruges me ndihmuan.
Gra dhe vajza nigeriane filluan te trafikohen ne Itali per tu marre me prostitucion qe ne vitet 1980. Sipas Vittoria Luda di Cortemiglia koordinatore e nje programi ne Institutin Nder-rajonal te OKB-se per Studimin e Krimit dhe Drejtesise trafikantet nigeriane preferojne Italine per shkak te rrjeteve ekzistuese.
Shume shtetas nigeriane ne fakt jetojne ne Itali prandaj kjo eshte edhe arsyeja pse kontaktet mes dy vendeve jane ende shume te forta.
Trafikimi i nigerianeve eshte unik per shkak te perdorimit te nje rituali qe forcon lidhjen ndermjet viktimes dhe trafikantit. Para largimit nga Nigeria vajzat shpesh i nenshtrohen nje rituali ne te cilin betohen se do ti paguajne sponsoret e tyre me perqindje interesi per udhetimin e drejt Evropes.
Helena ishte 23 vjec dhe punonte si artiste kur ajo ra dakord per te shkuar ne Evrope.
Pasi vajzat e kuptojne se cili eshe fati i tyre trafikantet i kercenojne ato se do ti demtojne familjet e tyre ne Nigeri nese ato shkelin betimin. Shume vajza besojne aq fort tek rituali sa qe ato jane te tmerruar nga arratisja.
Dhe borxhet jane te medha. Kryesisht te paarsimuara keto vajza nuk i kuptojne normat e kembimit apo normat e interesit pa ditur ato betohem te shlyejne borxhe me vlere ndermjet 40 mije dhe 78 mije dollare. Helen pershkruan se cfare i kerkonte shefja e saj per shlyerjen e borxhit.
Ajo me thoshte brenda 10 diteve une duhet ti jepja asaj 1300 dollare.
Grate e detyruara ne prostitucion fitojne rreth 13 dollare nga nje klient dhe per te permbushur kete kuote ato duhet te kryejne marredhenie seksuale me te pakten 10 burra ne dite.
Rosanna Paradiso eshte presidente e TAMPEP nje organizate anti-trafikimi me qender ne Torino. Nje nga objektivat kryesore te organizates eshte ti ndihmoje grate e detyruara ne prostitucion te mbrojne veten e tyre nga sida dhe semundjet tjera ngjitese seksuale.
Ato thone se shumica e klienteve te tyre italiane kerkojne marredhenie seksuale pa prezervativ pa mbrojtje. Ky eshte problem i madh.
Cheryl tani punon ne nje fabrike prane Torinos dhe ka bere nje jete me te mire per veten. Ajo shpreson se do ti ndihmoje grate e tjera nigeriane ta bejne te njejten gje.
Prostitucioni nuk eshte i mire. shte nje jete me dhimbje dhe me lot. Nese une kam privilegjin per ti treguar njerezve te tjere te cilet punojne ne rruge te heqin dore nga kjo veprimtari une do te beje ate sepse i kuptoj pasojat.