E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA/ Obama heq kufizimet për homoseksualët në ushtri

Presidenti amerikan, Barack Obama ka deklaruar se homeseksualët dhe lesbiket do të pranohen hapur në forcat e armatosura amerikane duke shpallur kështu fundin e politikës "mos pyet, mos thuaj" që lidhej me tendencat seksuale të rekruteëve aspirante. Obama ka lajmëruar politikën e re me rastin e një eventi të organizuar nga Human Rights Campaign, grupi më i madh në SHBA që merret me mbrojtjen e të drejtave të homoseksualëve. Politika "mos pyet, mos thuaj" ishte vendosur në ushtrinë amerikane që në kohën e presidentit Bill Klinton. Me anë të kësaj nisme, Obama plotëson kështu një nga premtimet e bëra në fushatën elektorale.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›