E Diel, 1 Nëntor 2026

Haiti, 11 paqeruajtës të OKB-së vdesin në një aksident ajror

11 paqeruajtës të OKB-së kanë gjetur vdekjen ditën e shtunë, pasi avioni i tyre ushtarak u përplas në malet e Haitit gjatë një patrullimi ajror rutinë.
Një skuadër shpëtimi që arriti të shkonte në vendngjarje pas tragjedisë raportoi se nuk kishte asnjë të mbijetuar nga 11 pjestarët e ekuipazhit të avionit, i cili u rrëzua pranë qytetit të Fonds-Verrettes, afër kufirit me Republikën Dominikane.
Avioni ushtarak me të cilin po udhëtonin 11 paqeruajtësit e OKB-së ishte i tipit Casa-212.
Arsyet e rrëzimit të avionit janë ende të panjohura, por pritet të gjendet motivet e rënies së avionit pas studimit që do t'i bëhet kutisë së zesë të avionit.
Sipas zëdhënëses së OKB-së Vannina Maestraçi, 11 viktimat ishin nga Jordania si edhe nga Uruguaji.
"Misioni i stabilitetit i OKB-së i cili ndodhet në Haiti njoftoi me hidhërim të thellë vdekjen e 11 paqeruajtësve si pasojë e rrëzimin e një avioni ushtarak si në juglindje të komunës Ganthier,"- njoftonin Kombet e Bashkuara në një komunikatë për shtyp.
Forcat paqeruajtëse ndodhen në Haiti që nga viti 2004. Ky mision është i përbërë nga 9000 forca ushtarake si edhe policore.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›