E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA, Obama nënshkruan ligjin për Hakanin

Presidenti amerikan Barak Obama ka nënshkruar në ligj Aktin e vitit 2012 për përcaktimin si organizatë terroriste të rrjetit Hakani.

Sipas ligjit, të cilin Obama e nënshkroi më 10 gusht, sekretarja e shtetit do të ketë një muaj kohë për të raportuar nëse rrjeti Hakani duhet të kategorizohet si një organizatë terroriste.

Rrjeti Hakani, i cili vepron në të dy anët e kufirit mes Pakistanit dhe Afganistanit, është akuzuar se ka kryer sulme të shumta kundër interesave amerikane në Afganistan.

Shtetet e Bashkuara tashmë kanë aplikuar sanksione ndaj disa prej udhëheqësve kryesorë të rrjetit Hakani, por deri më tani nuk e ka përcaktuar rrjetin e tërë si një organizatë e huaj terroriste, me gjithë thirrjet e bëra nga të dy dhomat e Kongresit amerikan për ta bërë një gjë të tillë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›