E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA, Obama pritet të pakësojë trupat në Irak

Presidenti Barack Obama pritet sot të bëjë të njohur propozimin e tij për zvogëlimin e numrit të trupave amerikane në Irak. Obama do të mbajë një fjalim në kampin Lejeune të bazës së marinës amerikane në Karolinën e Veriut. Mijëra marinsa nga kampi Lejeune janë dërguar në Irak gjatë rrjedhës së luftës. Gati 500 marinsa janë kthyer në bazë nga Iraku javën e kaluar, dhe Presidenti Obama thotë se ai planifikon për të sjellë në shtëpitë e tyre edhe shumë marinsa të tjerë gjatë muajve të ardhshëm. Tërheqja graduale e trupave amerikane nga Iraku ka qenë një nga premtimet e zotit Obama gjatë fushatës së tij presidenciale të vitit të kaluar. Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Robert Gibs, thotë se Presidenti u dha këshilltarëve të tij udhëzime të veçanta rreth kërkesave të tij. Presidenti kërkoi nga ekipi i sigurisë kombëtare që të përpilojnë një plan, për të cilin ata besojnë se do të mund të arrinte synimin për të tërhequr forcat tona luftarake nga Iraku në mënyrën më të përgjegjëshme. Ashtu sikurse shumë vendime të tjera qeveritare, edhe ky kishte nevojë për kompromis. Zoti Obama dëshironte t'i tërhiqte trupat gjatë një periudhe 16 mujore. Komandantët e lartë të ushtrisë kërkonin 23 muaj. Siç duket, të dy palët ranë dakord për 19 muaj. Gati 50,000 trupa do të mbeten në Irak, kryesisht për të ndihmuar me stërvitje dhe këshilla. Një gjë e tillë zemëroi disa ligjëvënës në Partinë Demokrate të Presidentit Obama, të cilët dëshirojnë tërheqjen e gjithë forcave amerikane nga Iraku. Presidenti po ashtu kishte përmendur gjatë fushatës, se disa trupa do të mbesin në Irak për misione të kufizuara që kanë të bëjnë me stërvitjen dhe l

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›