E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bakojani: Çështja e emrit,ende pezull

Procesi për zgjidhjen e çështjes së emrit të Maqedonisë në këtë moment ka mbetur pezull, deklaroi ministrja greke e Punëve të Jashtme Dora Bakojani, pas takimit të djeshëm në Nju Jork me ndërmjetësuesin e Organizatës së Kombeve të Bashkuara, Metju Nimic. Bakojani theksoi se takimi ka qenë i karakterit informativ dhe se është bërë shqyrtim i procesit negociues. Nimic deklaroi se ministrja e Punëve të Jashtme greke ka shkëmbyer mendime edhe për zhvillimin e negociatave, pa kumtuar më shumë detaje. Bakojani, e cila pas takimit me Nimicin përfundoi vizitën disaditore në SHBA, në rolin e kryesueses së OSBE-së, dje në Uashington u takua edhe me sekretaren amerikane të Shtetit Hillari Klinton. Media greke njofton se është biseduar për bashkëpunimin dypalësh, për marrëdhënet greko-turke dhe për çështjen qipriote.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›