SHBA/ Obama shpall planet kunder varferise
Presidenti i Shteteve te Bashkuara Barack Obama ka mbajtur te merkuren nje fjalim ne seline e Kombeve te Bashkuara gjate samitit te Objektivave te zhvillimit te mijevjecarit. Gjate fjalimit te tij obama pershkroi nje qasje te re te SHBA-se per te luftuar varferine ne bote dhe kjo eshte hera e pare per nje administrate amerikane qe ka njoftuar nje plan te tille ne nje platforme nderkombetare. Obama tha se Shtetet e Bashkuara nen Objektivat e Zhvillimit te Mijevjecarit do te fokusohen me shume ne uljen e varferise nepermjet mireqeverisjes inkurajimit te tregetise shkembimit te mallrave si dhe nepermjet investimeve neper vendet e varfera. Mund te them se miliona njerez jane mbeshtetur ne ndihmen per ushqim prej dekadash. Ka ardhur koha qe ne duhet ta thejme kete varesi dhe duhet ti ofrojme kombeve nje rruge per te dale nga varferia. Nese komuniteti nderkombetar do te vazhdoje te trajtoje ne te njejten menyre te njejtat probleme atehere objektivat tane te mijevjecarit do te deshtojne e ka mbyllur obama.