E Shtunë, 31 Tetor 2026

OKB mbyllet samiti mbi Objektivat e Zhvillimit te Mijevjecarit

Sekretari i Pergjithshem i Kombeve te Bashkuara Ban Ki-Moon ka mbyllur te merkuren takimin tre-ditor te samitit mbi Objektivat e Zhvillimit te Mijevjecarit ne Nju Jork.
Ne deklaraten e tij permbyllese ne sallen e asamblese se pergjithshme te Kombeve te Bashkuara Ban u beri thirrje udheheqesve qe te ndjekin angazhimet e tyre dhe te realizojne premtimet e dhena. Deri ne vitin 2015 ne duhet te sigurojme se premtimet e bera duhet te mbahen pasi vdekjet nga semundjet dhe deshperimi vuajtjet e panevojshme kane prekur miliona e miliona njerez. Ne duhet te mbajme pergjegjesi njeri-tjetrin. Sistemi i OKB-se dhe une personalisht do te bejme cmos qe te nxisim llogaridhenien ne te gjitha anet e botes. Puna jone e gjate per zhvillimin ne pergjithesi ka qene gjithmone ne baze te solidaritetit global ne nje interes te perbashket tha Moon. Gjate samitit u shqyrtuan perparimet deri me tani ne nivel global dhe u ra dakord per zvogelimin e varferise ekstreme. Lidhjet e forta mes Kines dhe Indise do te ndihmojne ne pergjysmimin e varferise dhe te urise. Ne mbyllje te samitit te jashtezakonshem te OKB-se per luftimin e varferise ne Nju-Jork Kombet e Bashkuara paralajmeruan nje nisme miliardeshe per permiresimin e shendetit te grave dhe te femijeve ne mbare boten. Sekretari i pergjithshem i OKB-se Ban Ki Mun tha se ky program eshte vendimtar per arritjen e synimeve te mijevjecarit. Fillimisht per kete qellim do te vihen ne dispozicion 40 miliarde dollare. Ne nisme marrin pjese qeveri fondacione sipermarrje dhe organizata joqeveritare. gjithashtu Ban ki Mun ka kerkuar nga vendet donatore qe te mos nderpresin ndihmen per vendet e varfera pavaresisht problemeve ekonomike ne nivel global. Me shume se 140 udheheqes boterore vleresuan ne Nju Jork perparimin e bere ne arritjen objektivave te Mijevjecarit ne reduktimin e varferise.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›