SHBA, Oklahoma goditet sërisht nga tornadot, 5 viktima

Një seri e re tornadosh kanë kaluar në Oklahoma të SHBA-ve, duke lënë të paktë pesë persona të vrarë.
Oklahoma u godit dy javë më parë nga një tornado më e fuqishme e cila shkaktoi 24 viktima.
Tornadoja goditi këtë zonë në orët e mbrëmjes duke bllokuar shumë njerëz nëpër makina dhe duke shkaktuar kaos në trafik.
Më shumë se 60 mijë shtëpi kanë mbetur pa energji elektrike ndërsa shiu i dendur ka shkaktuar shumë përmbytje, ku shumë rrugë kishin 1.2 metra ujë.
Shërbimi Kombëtar i Motit në SHBA bën të ditur se tornadoja ka kaluar pranë qytetit të Harvester.
Një nënë dhe një fëmijë janë mes viktimave ndërsa autoritetet thonë se 14 të tjerë kanë mbetur të plagosur.
Meteorologët thonë se tornadot ishin më pak të rënda se ajo që goditi zonën e Moore dy javë më parë. Ajo e dy javëve më parë renditet tek më të fuqishmet, pasi shkatërrojë 1 200 shtëpi dhe përllogaritet se ka shkaktuar një dëm prej 2 miliardë dollarë.
Oklahom njihet si shteg i tornadove pasi në këtë shtet bien çdo vit rreth 1 200 tornado, shumica e të cilave janë pak të fuqishme. /Indeksonline/