Sot mblidhen veteranët, dalin me plan

Arrestimi i mbrëmshëm i ish-komandantëve të Zonës Operative të Drenicës pa asnjë paralajmërim, madje as për avokatët e tyre mbrojtës, është një shkelje e rëndë e radhës të cilën po e bënë EULEX-i në Kosovë. Kështu ka deklaruar për Indeksonline Xhavit Jashari, kryetar i Shoqatës së Familjeve të Dëshmorëve.
Ai tha se, Shoqatat e dala nga Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës sot do të mblidhen në një takim për të diskutuar se çfarë hapash do të ndërmarrin pas rastit që ndodhi mbrëmë.
“Situata është tejet e nxehtë dhe qytetarët, veteranët, familjet e dëshmorëve, invalidët e luftës, janë tejet të revoltuar me këtë hap që e ka bërë EULEX-i”, ka thënë Jashari, duke shtuar se, ne do të mundohemi që situatën ta mbajmë nën kontroll, por do të jetë tejet e vështirë.
Jashari ka thënë se është momenti i fundit që krerët e shtetit të këndellen, pasi që me paraburgosjen e udhëheqjes së UÇK-së, EULEX-i po mundohet të kriminalizojë luftën e pastër të cilën e ka bërë UÇK-ja. Edhe sot veteranët e UÇK-së po kërkojnë që t’i merret urgjentisht mandati EULEX-it./V.K/ Indeksonline/