E Shtunë, 31 Tetor 2026

Irani përgëzon Asad: Jemi bashkë në rezistencë

Shefi i sigurisë së Iranit i ka thënë presidentit sirian Bashar Al Asad se Siria është një pjesë vitale e rajonit dhe se Teherani nuk do të lejojë që kjo pjesë e rëndësishme të prishet.
 

Gjatë diskutimeve në Damask, Saeed Jalili ka thënë se Siria është një pjesë e rëndësishme e “boshtit të rezistencës”.Ky qëndrim vjen vetëm një ditë pas dorëheqejes së kryeministrit sirian Riad Hijab, i cili iu bashkua opozitës.
 

Televizioni shtetëror sirian ka paraqitur edhe presidentin Asad duke përshëndetur të dërguarin iranian, pasiqë më shumë se dy javë Asad nuk është parë në televizion.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›