E Diel, 1 Nëntor 2026

SHBA: Përgëzojmë qeverinë “Berisha” për mbarëvajtjen e zgjedhjeve

Fjala e të Ngarkuarit me Punё të SHBA-ve, pranё Kёshillit tё Pёrhershёm të OSBE-së, nё Vjenё Z. Kyle Scott, në mbledhjen e Këshillit të Përhershëm të OSBE-së, mbajtur sot më 2 korrik 2009  


Shtetet e Bashkuara tё Amerikёs pёrgёzojnё qytetarёt dhe qeverinё e Shqipёrisё pёr zhvillimin e zgjedhjeve parlamentare, mё 28 qershor 2009. Qytetarёt shqiptarё meritojnё pёrgёzime pёr pjesёmarrjen nё njё numer tё lartё nё votime si dhe pёr zhvillimin e njё procesi zgjedhor tё qetё e tё rregullt. Administrimi i zgjedhjeve pasqyroi njё progres tё vёrtetё krahasuar me zgjedhjet e mёparshme. Vlerёsimi paraprak i OSBE-sё vёrejti se zgjedhjet nё vetvete shёnuan pёrmirёsime, por gjithashtu identifikuan disa shkelje pёrsa u pёrket rregullave tё fushatёs dhe Kodit Elektoral. Ne i bёjmё thirrje qeverisё shqiptare qё tё plotёsojё kёto mangёsi, nё mёnyrё qё tё arrihen plotësisht standardet zgjedhore.


Mirёkuptojmё se qeveria shqiptare ёshtё nё fazёn e pёrfundimit tё procesit tё numёrimit tё votave dhe tё shpalljes sё rezultatit tё tyre. Presim qё ky proces tё vazhdojё me tё njёjtёn rregullsi.


Nё pёrfundim, dёshirojmё tё pёrgёzojmё OSBE-nё pёr mirёmenaxhimin e njё tjetёr misioni vёzhgues zgjedhor.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›