E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA Politika e sherbimit te homoseksualeve ne ushtri

Sekretari amerikan i Mbrojtjes Robert Gejts i kerkoi para disa ditesh Kongresit qe ti jape fund politikes se ndalimit te sherbimit te hapur te homoseksualeve ne ushtri pasi nje komision i posacem i ngritur prej tij arriti ne perfundimin se cdo pasoje negative e ketij ndryshimi do te ishte minimale dhe afatshkurter. Studimi kishte si objektiv te analizonte ndikimin qe do te kishte venia ne jete e premtimit te Presidentit Barak Obama per ti dhene fund kesaj politike dhe te paraqisite rekomandime per realizimin e tij.

Raporti i komisionit qe u be publik kohet e fundit thote se 70 per qind e anetareve te ushtrise u pergjigjen pozitiv i perzier ose asnje efekt kur u pyeten lidhur me ndikimin e heqjes se ndalimit. Ne raport pranohej se shqetesimet jane me te medha ne Trupen e Marinsave ku 58 perqind e tyre shprehen shqetesim per pasojat e mundshme negative te lejimit te sherbimit te hapur te homoseksualeve. Trupat ne njesite luftarake te ushtrise dhe forcat speciale shprehen nje nivel te ngjashem shqetesimi.

Por raporti arrin ne perfundimin se efekti i vertete do te jete me i paket nga sa besojne skeptiket pjeserisht sepse 90 per qind e trupave qe thone se kane sherbyer ne ushtri me homoseksualet thone se ka pasur pak ose aspak pasoja tek efektiviteti i tyre. Po ashtu thuhet se ushtria eshte nje organizate e forte qe mund ta perballoje ndryshimin edhe ne kohe lufte.

Sekretari Gejts i mbeshteti perfundimet e raportit gjate nje konference shtypi duke thene se per shumicen e trupave ndryshimi i ligjit nuk do te shkaktonte pasojat traumatike qe shume vete mendojne. Por ai tha se per te ardhmen e afert mund te sjelle disa shqetesime.

Kjo mund te behet dhe duhet te behet pa shkaktuar rrezik serioz per gatishmerine e ushtrise. Megjithate keto perfundime me bejne te besoj se duhet shume kujdes dhe pergatitje per te shmangur nje efekt te mundshem te rrezikshem tek sherbimi i atyre qe jane ne frontin e luftes.

Sekretari Gejts tha se kryeushtaraket ne Ushtri Marine Forcen Ajrore dhe Trupen e Marinsave nuk jane aq shume entuziaste per te hequr dore nga kjo politike dhe shtoi se shqetesimet e tyre duhen marre parasysh. Kreret e degeve te ushtrise pritet te deshmojne para nje komisioni te senatit te premten.

Sekretari Gejts nuk tha se sa kohe do te duhej qe te pergatiteshin forcat e armatosura per ndryshimin. Por ai tha se nese Kongresi e ndryshon ligjin departamenti i tij do te marre masa ta zbatoje sa me shpejt qe te mundet per ta bere sic duhet. Gejts tha se Kongresi duhet te veproje sepse nje ndryshim i menjehershem i detyruar nga Gjykata do te ishte nje skenar i demshem dhe do te rendonte moralin dhe gatishmerine e ushtrise si edhe rolin e tyre ne fushen e betejes.

Edhe oficeri me i larte i ushtrise amerikane Admiral Majkell Mullen i mbeshteti perfundimet e raportit. Ai tha se lejimi i ushtareve homoseksuale per te sherbyer hapur nese behej sic duhet nuk do te ndikonte tek gatishmeria apo efektiviteti i ushtrise.

Sigurisht ka sfidat e veta por ato mund te perballohen me mire nese e kemi vete te drejten qe ta zbatojme procesin.

Admirali Mullen e mbeshteti ne shkurt synimin per ti dhene fund politikes qe ndalonte homoseksualet te sherbenin hapur ne ushtri.

Ne raport merren parasysh shqetesimet fetare dhe morale te disa trupave por thuhet se keta pjesetare te ushtrise duhet te respektojne gjithashtu edhe kendveshtrimin e homoseksualeve dhe atyre qe nuk kane problem me te. Po raporti merr parasysh shqetesimet mes etrupave per ndikimin e sjelljes se hapur homoseksuale. Por raporti arrin ne perfundimin se rregulloret ushtarake per sjelljen jane te mjaftueshme per tu dhene mundesi komandanteve ta perballojne nje gje te tille. Po ashtu thote se shqetesimet jane te ekzagjeruara dhe bien ndesh me pervojen e ushtrise per integrimin e afrikano-amerikaneve pas Luftes se Dyte Boterore dhe rritjen e numrit dhe rolit te grave ne forcat e armatosura ne dekadat e fundit.

Admirali Mullen tha se kycet per nje zbatim te suksesshem jane koha udheheqja dhe trainimi.

Plani i zbatimit mbeshtetet me forc nga e gjithe udheheqja ushtarake nese ky ligj ndryshon. Tek plani i zbatimit merren masat per zbutjen e nivelit te rrezikshmerise.

Raporti rekomandon qe te mos krijohen strehime banja dhe dushe te vecanta per trupat homoseksuale por thote se komandantet duhet te jene ne gjendje te merren me shqetesime te vecanta. Po ashtu thote se ushtria duhet ta beje te qarte se ngacmimi i homoseksualeve eshte i papranueshem ashtu si i cdo grupi tjeter.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›