Gjykata e larte amerikane degjon argumentet per ligjin e imigracionit te Arizones

Sot gjykata e larte amerikane po degjon argumentet per rastin e nje ligji ne shtetin jugperendimor te Arizones qe ndeshkon punedhenesit te cilet punesojne imigrante te paligjshem.
Sipas ligjit te vitit 2007 Arizona mund te pezulloje licencen e nje kompanie nese zbulohet se puneson imigrante te paligjshem. Pas dy shkeljeve te ligjit ky shtet i heq te drejten firmes per te zhvilluar aktivitete biznesi ne shtetin ne fjale.
Dhoma Amerikane e Tregetise ka sfiduar kete ligj duke thene se ai bie ndesh me ligjin federal te imigracionit te miratuar nga kongresi ne vitin 1986. Dhoma Amerikane e Tregetise thote se Arizona e ka interpretuar ne vija te pergjithshme pjesen e ligjit qe i lejon shtetet te marrin licencen dhe ka krijuar nje sistem sipas te cilit autoritetet shteterore zbatojne verzionin me te ashper te ligjit te imigracionit.
Arizona i ka mbrojtur masat e saj te ligjit te imigracionit duke thene se ato jane te nevojshme per luftimin e krimit per te cilin fajesohen imigrantet e paligjshem mbrojtjen e kufijve te saj dhe pergjigjen ndaj fluksit te njerezve qe kalojne kufirin nga Meksika ne menyre te paligjshem.