E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA: Qëndrimi politik i Netanjahut, i rrezikshëm


Një zyrtar i lartë amerikan deklaroi se qëndrimi politik i kryeministrit izraelit, Benjamin Netanjahu, është i rrezikshëm për shkak të përçarjeve brenda koalicionit të tij lidhur me përpjekjet për arritjen e paqes me palestinezët.
Njoftimi i Izraelit këtë javë, gjatë vizitës së zëvendëspresidentit amerikan, Joe Biden, për ndërtimin e 1600 godinave në zonat e pushtuara të Bregut Perëndimor, hodhi dyshime mbi përpjekjet amerikane për rifillimin e bisedimeve të paqes në Lindjen e Mesme.

Ky vendim ishte një goditje ndaj misionit të Bidenit, duke e detyruar atë dhe zyrtarë të tjerë të lartë amerikanë të bindnin me vështirësi palestinezët dhe arabët për rifillimin e bisedimeve javën e ardhshme, edhe pse e dinë se mund të ketë përsëri shtyrje të tyre. Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillari Klinton, i tha Netanjahut se çështja e ndërtimit të godinave është një sinjal negativ ndaj marrëdhënieve dypalëshe dhe se rrezikon besimin në procesin e paqes.

"Izraelitët e dinë mirë se mënyra e vetme për të qenë në rregull me ne dhe komunitetin ndërkombëtar është ndalimi i këtyre ndërtimeve'', deklaroi dje një zyrtar i lartë i administratës së presidentit amerikan, Barak Obama.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›