Gjenden 2 dibranët e bllokuar në Maqedoni

Janë gjendur shëndoshë e mirë dy dibranët e deklaruar të humbur prej ditës së djeshme në Maqedoni. Të rinjtë u gjetën në orët e para të mëngjesit pranë malit Tanushë të Maqedonisë.
Gjatë pasdites dhe mbrëmjes, autoritetet përkatëse si shqiptare dhe ato maqedonase u vunë në kërkim të dy të rinjve, të cilët kaluan kufirin maqedonas si klandestinë, duke mbetur më pas të bllokuar nga bora në malin e Tanushes. Fillimisht të rinjtë nga Dibra kanë njoftuar autoritetet maqedonase për vendndodhjen e tyre, ndërsa këta të fundit palën shqiptare.
Të dy dibranët Moisi Selami dhe Shaban Elezi tashmë ndodhen nën kujdesin e bluzave të bardha pasi kaluan orë të acarta në mes të dëborës dhe temperaturave nën zero gradë.