SHBA: Rihapja e çështjes së Kosovës, me rrezik për rajonin
Zëvendës ndihmës sekretari amerikan i Shtetit Thomas Countryman ka deklaruar se rihapja çështjes për një ndarje të Kosovës është e rrezikshme për rajonin.
Sipas tij statusi i Kosovës është përfundimtar, si dhe kufijtë e saj ndërsa rihapja e kësaj çështjeje është e rrezikshme për rajonin, sepse vetëm sa do t`u jepte zjarr pasioneve nacionaliste.
Ai ka theksuar gjithashtu se nuk ka shtete monoetnike në rajon dhe beson fuqishëm në shoqëritë shumetnike si pjesë të ardhshme të BE së dhe NATO-s.
Më tej Countryman ka theksuar se integrimi i tërësishëm i rajonit të Ballkanit në BE dhe në NAT0 është angazhimi numër një për qeverinë amerikane.
Gjithashtu Countryman ka vlerësuar edhe arrestimin e ish-liderit të Bosnjes Ratko Mlladiç ndërsa ka shtuar se arrestimi dhe ekstradimi i tij në Hagë është një hap i madh jo vetëm për Serbinë, por edhe për paqen në rajon.