E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA Rritet numri i shitjes se makinave gjate muajit shkurt

Shkurti ishte muaji me i mire per pikat e shitjes se makinave qe nga gushti i vitit 2009 kur nje program qeveritar lehtesues i dha nje shtytje te nevojshme industrise se makinave. Analisti i industrise se makinave Xheorxh Maliano thote se shitjet e makinave jane rritur 27 perqind ne shkurt duke i kaluar te gjitha parashikimet mbi volumin e shitjeve per muajin e kaluar.

Kjo rritje po ndodh me me pak nxitje me cmime me te mira dhe me transaksione me shuma me te larta. Koleksioni i makinave eshte me i mire. Njerezit po blejne modelet me te mira te makinave. - thote ai

Kompania General Motors e cila shpetoi nga falimentimi vitin e kaluar ka patur 46 perqind rritje te biznesit. Kurse kompania Toyota e cila u godit rende nga defektet masive vitin e kaluar shenoi nje rritje prej 42 perqindesh.

Kompania Ford e vetmja kompani amerikane e cila ka refuzuar marrjen e ndihmes nga qeveria ka patur fitime prej 14 perqind kurse Chrysler ka shenuar rritje prej 13 perqind.

Analisti i shitjeve ne kompanine Ford Xhorxh Pipas thote se rritja e vetebesimit te konsumatoreve dhe rritja e kerkesave ka ndikuar ne rritjen e fitimeve.

Per dy vitet e fundit shume konsumatore e kane shtyre blerjen e makinave. Makinat ne qarkullim kane arritur nje moshe mesatare 10 vjecare dhe kjo eshte shifra me e larte deri tani. Tani kemi filluar te shohim zevendesimin e ketyre makinave me makina te reja.

Por fitimet mund te jene te perkohshme. Invesitoret frikesohen se rritja e cmimit te naftes per shkak te krizes ne Libi mund te demtoje rimekembjen ekonomike duke i lene konsumatoret me me pak para per te shpenzuar per blerjen e makinave. Analisti Xheorxh Maliano nuk eshte dakord me kete mendim. Ai thote

Me rritjen e cmimit te karburantit disa njerez mund te vendosin per te blere makina qe djegin me pak karburant dhe nuk flas per makinat hibride apo makinat elektrike por makinat me karburant te cilat shpenzojne 25 deri 35 perqind me pak karburant se sa makinat qe jane prodhuar para tre ose kater viteve.

Drejtoret ekzekutiv te kompanive te makinave thone se cmimet e ulta te marrjes me qera dhe lehtesia e marrjes se kredive po ndihmon rritjen e industrise se makinave.

Ne baze te te dhenave te muajit te kaluar totali i shitjeve te makinave ne Shtetet e Bashkuara kete vit mund te kaloje shifren e 13 milione makinave.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›